Shqipëria Postuar më 20 Dhjetor 2022, 18:28

Turizmi vazhdon me rekorde edhe në vjeshtë/ Gjatë tetorit, thuajse dyfish më shumë vizitorë se vitin e kaluar, netë qëndrimet rriten me 32.5%

Nga SCAN TV
Turizmi vazhdon me rekorde edhe në vjeshtë/ Gjatë tetorit,

Treguesit statistikorë mbi strukturat akomoduese paraqiten pozitivë dhe për muajin tetor të këtij viti, krahasuar më një vit më parë, tregojnë shifrat më të fundit nga Instituti i Statistikave. Të dhënat e përpunuara nga “Scan Intel”, paraqesin rritje si në numrin e vizitorëve, ashtu edhe në numrin e netë qëndrimeve. Vizitorët gjithsej janë rritur me 44.3% përgjatë tetorit, krahasuar me të njejtën periudhë të vitit të kaluar dhe numri i tyre regjistrohet në rreth 108,059 vizitorë. Nga ana tjetër, numri i netë qëndrimeve shihet të jetë rritur me 32.5% krahasuar me tetorin e një viti më parë dhe gjithsej llogariten 201,009 netë qëndrime gjithsej.

Po t’i analizojmë vizitorët sipas tipologjisë së tyre, numri i atyre vendas për muajin tetor ka pësuar rritje me 39.5 %, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë dhe regjistrohen në rreth 49 mijë. Nga ana tjetër, numri i vizitorëve të huaj llogaritet gjithsej në 58,618 dhe rritja vjetore është 48.7%. Sipas rajonit në të cilin janë akomoduar, numri i vizitorëve vendas të cilët janë akomoduar në rajonin qendër ka shënuar rritjen më të lartë, me 85,7%, ndërsa sipas akomodimit numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritjen më të lartë me 40,0%.

Sa i përket netë qëndrimeve sipas tipologjisë se vizitorëve numri i netë qëndrimeve nga vizitorët vendas ka rënë me 40.8% ndërsa numri i netë qëndrimeve nga vizitorët e huaj është rritur me 27.5%. Ajo që vihet re sipas të dhënave mbi strukturat akomoduese është se gjatë muajit tetor të këtij viti numri i netë qëndrimeve dhe ai i vizitorëve është ndjeshëm më i lartë se vitin e kaluar. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritjen më të lartë me 42,7% dhe po ashtu rritja më e lartë vërehet në rajonin qendër.

Referuar të dhënave të INSTAT, për muajin tetor të pesë viteve të fundit, numri i vizitorëve gjithsej dhe ai i netë qëndrimeve për tetorin e këtij viti është më i larti që nga tetori i vitit 2018.

Vizitorët e huaj të cilët kanë zgjedhur si destinacion Shqipërinë për muajin tetor të vitit 2022 janë kryesisht nga Kosova dhe zënë rreth 17.6%, Italia me 8%, Gjermania me 4.4%, Polonia më 3.4% dhe Maqedonia e Veriut me 2.5%.

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat