Sa na kushton tryeza e fundvitit? Sa çerekun e të ardhurave tona mujore, 91 orë, ose dy javë punë

“Scan Intel” ka përllogaritur se sa na kushton tryeza e fundvitit, mesatarisht, jo vetëm në vlerë absolute, por edhe në raport me pagën, si dhe orët e punës që duhet t`i “sakrifikojmë” për të pritur ndërrimin e viteve me bollëk. Shifrat janë marrë nga një mesatare e çmimeve të disa prej supermarketeve më të mëdha në vend, ndërkohë që tryeza është “shtruar” sipas traditës më të mirëpranuar në vendin tonë, me bollëk, por pa lukse të mëdha.
Kështu, në total, nga analiza e shifrave rezulton një faturë prej plot 26.4 mijë lekësh, për një familje mesatare shqiptare, prej thuajse 4 personash, dhe një ose dy miq. Në vend të parë si kosto absolute renditet gjeli i detit, me një çmim mesatar prej rreth 1200 lekësh, dhe për një total prej 7200 lekësh, nëse do të llogarisnim një peshë prej 6 kilogramësh. Më pas ndjekin pijet alkoolike, me diçka më pak se 3000 lekë, dhe bakllavaja me rreth 1700 lekë, për 2.3 kilogramë. Me radhë më pas ndjekin të gjitha asortimentet e tjera të tryezës, përfshirë këtu antipastat, mishin, frutat e thata, ato të freskëta, perimet, apo produktet e shportës, si vezë, miell, qumësht, etj. Kemi përllogaritur dhe një kosto mesatare prej rreth 500 lekësh si konsum shtesë për energjinë elektrike si rrjedhojë e gatimit.
Por, në çfarë kosto përkthehet kjo faturë për një familje mesatare shqiptare? Sipas Institutit të Statistikave në vendin tonë, njësia ekonomike familjare shqiptare përbëhet nga 3.7 anëtarë, kështu që po supozojmë një familje me 2 të rritur dhe 2 fëmijë, ku të rritur janë në marrëdhënie pune. Paga mesatare në vend fiksohet në 50,603 lekë, bazuar në të dhënat e tremujorit të tretë të vitit. Me dy të rritur në punë, të ardhurat e një familje mesatare shqiptare fiksohen pranë 101,206 lekëve neto. Pra, tryeza e fundvitit i kushton një familjeje shqiptare plot 26% të të ardhurave mujore, ose çerekun. Ndryshe, tryeza e datës 31 dhjetor i kushton një familje, 2% të të ardhurave vjetore.
Nëse analizën do ta bënim për orë pune, shohim se sa na kushton realisht tryeza e fundvitit, shohim se gjeli i detit i kushton një familje plot 1487 minuta punë, 25 orë, ose plot 3 ditë pune në total. Pijet alkoolike të tryezës së fundvitit kërkojnë 578 minuta punë, ose 9.6 orë, pra më shumë se një ditë pune. Për bakllavanë duhen 351 minuta, ose thuajse 6 orë, për antipastat dhe për mishin duhen në total 845 minuta punë, 14 orë, ose thuajse dy ditë punë. Rreth 227 minuta punë na kushton sallata ruse, ose 3.8 orë. Pijet jo-alkoolike na kushtojnë rreth 103 minuta punë, frutat e thata 186 minuta punë, ose 3.4 orë, frutat dhe perimet rreth 412 minuta punë, ose 6.88 orë, e me radhë të gjitha asortimentet e tjera të një tryeze tradicionale të fundivitit.
Në total, të gjitha këto përkthehen në plot 5,357 minuta punë, 89 orë, ose 11 ditë punë, pra thuajse dy javë. Pra, në rast se tryezën do ta financonte vetëm një person, do i duhej të shpenzonte thuajse gjysmën e pagës, ose gjysmën e punës së tij mujore. Ndërkohë që nëse shpenzimet do të ndaheshin mes dy të rriturve të familjes, do të duhej çereku i pagës mujore, dhe po aq, “mundi” në orë dhe ditë pune.
Sondazh

Çfarë note merr kuzhina shqiptare? “TasteAtlas”: E 68-ta në Botë. Vlerësohemi me 3.91 yje, Italia mban vendin e parë, ndjek Greqia
“TasteAtlas”, një udhëzues me përvojë për ushqimin tradicional që mbledh receta autentike, komente të kritikëve të ushqimit dhe artikuj kërkimor rreth......

Në 10 muaj, 11 mijë kërkesa për azil/ EUAA: Kanë aplikuar 20% më shumë shqiptarë se një vit më parë, të parët në rajon
Edhe pse numri i aplikimeve për azil ka rënë gjatë muajit tetor, të dhënat nga “Agjencia për Azil e Bashkimit Europian” (EUAA) tregojnë së përgjatë dhjetë......

Transporti konfirmon rënien e tregtisë/ Në rënie transporti i mallrave për nëntorin, me rritje pasagjerët
Të dhënat nga “Instituti i Statistikave” mbi tregtinë e jashtme përgjatë muajit nëntor, tregojnë për një rënie të volumit të mallrave të transportuara në......

"Ndërtimi" përshpejton rritjen ekonomike/ PBB ngjitet me 4.02% gjatë tremujorit të tretë, rritet edhe konsumi
Rritja ekonomike duket se ka përshpejtuar ritmin gjatë tremujorit të tretë të vitit sipas shifrave më të fundit nga "Instituti i Statistikave". Produkti i......

Investimet e huaja, konfirmohet vit rekord/ Pranë 1 mld eurove në 9 muaj. Turqia rikthehet në “skenë”. Pronat vijojnë të jenë në fokus
Banka e Shqipërisë ka përditësuar shifrat e Investimeve të Huaja Direkte në vendin tonë për tremujorin e tretë të vitit. “Scan Intel” ka analizuar imtësisht të......

Turizmi vazhdon me rekorde edhe në vjeshtë/ Gjatë tetorit, thuajse dyfish më shumë vizitorë se vitin e kaluar, netë qëndrimet rriten me 32.5%
Treguesit statistikorë mbi strukturat akomoduese paraqiten pozitivë dhe për muajin tetor të këtij viti, krahasuar më një vit më parë, tregojnë shifrat më të......

Eurostat "rrit" inflacionin/ Çmimet janë shtrenjtuar me 8% në Nëntor, sipas metodës europiane
Instituti i Statistikave ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin nëntor, që fiksohet në 8%, ku vihet re se qëndron në të njëjtën......

Tregtia e jashtme bie ndjeshëm në nëntor/ Importet me rënien më të madhe, “frenohen” ushqimet. Sinjal i tkurrjes së konsumit?
Të dhënat më të fundit nga tregtia e jashtme për muajin nëntor të këtij viti tregojnë sinjale të qarta ngadalësimi. Kështu, shifrat e analizuara dhe përpunuara......