Çfarë note merr kuzhina shqiptare? “TasteAtlas”: E 68-ta në Botë. Vlerësohemi me 3.91 yje, Italia mban vendin e parë, ndjek Greqia
“TasteAtlas”, një udhëzues me përvojë për ushqimin tradicional që mbledh receta autentike, komente të kritikëve të ushqimit dhe artikuj kërkimor rreth përbërësve e pjatave të njohura e ka renditur kuzhinën shqiptare në vend të 68-të në botë mes 95 vendeve të marra në analizë në total për vitin 2022. Pra, sipas kësaj renditje duket se kuzhina e vendit tonë renditet mes vendeve të fundit. “TasteAtlas” është një ndër portalet më të preferuar të vizitorëve anembanë botës ku marrin sugjerime mbi ushqimet e vendeve të ndryshme, përfshirë këtu edhe Shqipërinë. Kuzhina shqiptare është një përfaqësues i kuzhinës së Mesdheut. Traditat e gatimit të popullit shqiptar janë të larmishme për shkak të faktorëve mjedisorë të cilët stimulojnë për kultivimin e pothuajse të gjitha llojeve të bimëve, perimeve dhe frutave. Le të shohim se cilat janë ushqimet më të preferuara sipas “Tasteatlas”. Në vend të parë janë renditur qoftet e fërguara ndjekur nga flija, tava e kosit, fërgesa e Tiranës dhe gatime të tjera tradicionale.
“TasteAtlas” ka renditur kuzhinën italiane si më të mirën duke e pozicionuar në vend të parë mes 95 kuzhinave të vendeve të ndryshme, duke e vlerësuar me 4.71 yje. E dyta është kuzhina greke e vlerësuar me 4.69 yje pasuar nga kuzhina spanjolle, kushina japoneze dhe ajo indiane. Në vend të fundit si kuzhinat më pak të preferuara janë kuzhina norvegjeze dhe ajo marokene.
Krahasuar me vendet e rajonit, Shqipëria renditet në fund të tyre. Serbia, Bosnje Hercegovina dhe Maqedonia e Veriut renditen në vend të 25-të, 38-të dhe 59-të. Ndërkohë, Mali i Zi dhe Kosova nuk janë në listë.
Theksojmë se vlerësimi i çdo vendi merret nga mendimi i përdoruesve për tridhjetë pjatat, pijet dhe produktet ushqimore më të mira në secilin vend. Në qoftë se ndonjë vend nuk është pjesë e listës atëherë ato nuk kanë artikuj mjaftueshëm për t’u vlerësuar. Duke e përshkruar veten si "një atlas botëror i pjatave tradicionale, përbërësve vendas dhe restoranteve autentike", ai përmban një hartë globale interaktive ushqimore me ikona të pjatave të shfaqura në rajonet e tyre përkatëse dhe supozohet se përmban gati 10,000 pjata, pije dhe përbërës, si dhe 9,000 restorantet.
Sondazh
Në 10 muaj, 11 mijë kërkesa për azil/ EUAA: Kanë aplikuar 20% më shumë shqiptarë se një vit më parë, të parët në rajon
Edhe pse numri i aplikimeve për azil ka rënë gjatë muajit tetor, të dhënat nga “Agjencia për Azil e Bashkimit Europian” (EUAA) tregojnë së përgjatë dhjetë......
Transporti konfirmon rënien e tregtisë/ Në rënie transporti i mallrave për nëntorin, me rritje pasagjerët
Të dhënat nga “Instituti i Statistikave” mbi tregtinë e jashtme përgjatë muajit nëntor, tregojnë për një rënie të volumit të mallrave të transportuara në......
"Ndërtimi" përshpejton rritjen ekonomike/ PBB ngjitet me 4.02% gjatë tremujorit të tretë, rritet edhe konsumi
Rritja ekonomike duket se ka përshpejtuar ritmin gjatë tremujorit të tretë të vitit sipas shifrave më të fundit nga "Instituti i Statistikave". Produkti i......
Investimet e huaja, konfirmohet vit rekord/ Pranë 1 mld eurove në 9 muaj. Turqia rikthehet në “skenë”. Pronat vijojnë të jenë në fokus
Banka e Shqipërisë ka përditësuar shifrat e Investimeve të Huaja Direkte në vendin tonë për tremujorin e tretë të vitit. “Scan Intel” ka analizuar imtësisht të......
Turizmi vazhdon me rekorde edhe në vjeshtë/ Gjatë tetorit, thuajse dyfish më shumë vizitorë se vitin e kaluar, netë qëndrimet rriten me 32.5%
Treguesit statistikorë mbi strukturat akomoduese paraqiten pozitivë dhe për muajin tetor të këtij viti, krahasuar më një vit më parë, tregojnë shifrat më të......
Eurostat "rrit" inflacionin/ Çmimet janë shtrenjtuar me 8% në Nëntor, sipas metodës europiane
Instituti i Statistikave ka publikuar Indeksin e Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit për muajin nëntor, që fiksohet në 8%, ku vihet re se qëndron në të njëjtën......
Tregtia e jashtme bie ndjeshëm në nëntor/ Importet me rënien më të madhe, “frenohen” ushqimet. Sinjal i tkurrjes së konsumit?
Të dhënat më të fundit nga tregtia e jashtme për muajin nëntor të këtij viti tregojnë sinjale të qarta ngadalësimi. Kështu, shifrat e analizuara dhe përpunuara......
Eurostat sqaron arsyet përse shqiptarët nuk blejnë online/ Gjysma preferojnë dyqanet fizike, 25% nuk e ndjejnë të nevojshme, dhe të tjerët nuk dinë se si apo kanë "frikë"
“Agjencia Europiane e Statistikave” ka publikuara të dhënat e fundit mbi arsyet që pengojnë blerjen online, sipas perceptimeve të individëve. Referuar të......