Shqipëria Postuar më 9 Nëntor 2025, 19:10

Zgjedhjet vendore në Shqipëri përfunduan/ Celibashi: Nuk kemi evidentuar problematika, pjesëmarrja e ulët nuk cenon legjitimitetin

Nga Scan TV

Zgjedhjet vendore në Shqipëri përfunduan/ Celibashi: Nuk kemi

Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi doli sot në një konferencë për mediat pas përfundimit të zgjedhjeve vendore në Shqipëri. Ai raportoi shifrat e pjesëmarrjes, si dhe statistikat sipas grupmoshave që morën pjesë në votime.

Celibashi theksoi se nuk është konstatuar asnjë problematikë që të ketë cenuar standardet e procesit të votimit.

“Nuk ka ndonjë ndryshim të madh nga çfarë u raportua në komunikimet e mëparshme, dhe nuk kemi evidentuar problematika që kanë cenuar standardin e procesit të votimit. Procesi i identifikimit është kryer në 100% të qendrave të votimit përmes pajisjeve elektronike të identifikimit,” u shpreh Kryekomisioneri.

Ndërsa u pyet për pjesëmarrjen e ulët në Vlorë, ku vetëm 12% e qytetarëve votuan, ai sqaroi se kjo nuk e bën procesin e zgjedhjes ilegjtim.
Së pari, nuk ka një kufi të detyrueshëm të pjesëmarrjes për të konsideruar zgjedhjet të vlefshme. Ka vende që e kanë dhe ka që nuk e kanë. Nëse 12% e qytetarëve të Vlorës kanë zgjedhur të marrin pjesë, ky është vullneti i tyre, dhe kjo nuk e bën zgjedhjen ilegjtim në mënyrë absolute,” tha Celibashi.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat