Bilanci i tregtisë së jashtme për 2022-shin/ "Made in Albania" bie me 10%. Eksportuam 278 mln euro më shumë naftë, importuam 14% më pak

“Scan Intel” ka kryer një analizë të detajuar të tregtisë së jashtme përgjatë vitit 2022, referuar të dhënave të “Institutit të Statistikave”, për të kuptuar ecurinë jo vetëm në vlerë, por edhe në vëllim sa i përket importit dhe eksportit sipas kapitujve dhe vendeve. Fillimisht le të fokusohemi te analiza e importeve dhe eksporteve në peshë për vitin 2022. Të dhënat flasin qartë për ndikimin që ka patur rritja e çmimeve. Përgjatë gjithë vitit 2022 eksportet rezultojnë me rritje në vlerën 32%, ndërsa importet rezultojnë rreth 18.7% më të larta, në vlerë. Ndërkohë, grafiku i ndryshimit në peshë për importet dhe eksportet shkon në një tjetër drejtim. Importet kanë rënë në peshë me 6.5% përgjatë vitit 2022, ndërsa eskportet kanë pësuar rënie me 9.9%.
Le të fokusohemi te analiza e produkteve të importuara për të parë se cila ka vlerën dhe peshën më të lartë dhe si kanë ndryshuar krahasuar me vitin 2021. “Lëndët djegëse minerale” mbajnë vendin e parë sa i përket produktit që zë peshën më të madhe të importeve, por krahasuar me vitin 2021 paraqitet me rënie në masën 14.2%. Ndiqet nga "giza me çelikun" dhe nga "kripërat, sulfuret dhe oksidet". Sa i përket të dhënave në vlerë të produkteve të importuara gjatë vitit 2022, vendin e parë e mbajnë sërish “Lëndët djegëse dhe minerale”. Totali i importeve për këtë produkt arrin vlerën e 164 mld lekë dhe ka shënuar rritje me 63.7%, krahasuar me vitin 2021. Sipas të dhënave nga rreth 96 produkte në listën e importeve, vetëm 14 prej tyre regjistrojnë një rënie në vlerë gjatë vitit të kaluar, ndërsa nëse do të flsinim për ecurinë në peshë të dhënat tregojnë se më shumë gjysma e produkteve kanë pësuar rënie, duke reflektuar kështu efektin e inflacionit. Ndër produktet me rënien më të lartë në peshë të importeve mund të përmendim perlat natyrale dhe gurët e çmuar, nikelin dhe plehëruesit.
Sa i përket eksporteve ndërkohë, edhe këtu gjejmë në vend të parë lëndët djegëse minerale, në terma absolut. Gjatë vitit 2022, Shqipëria ka eksportuar rreth 82 mld lekë hodrokarbure, që në valutë janë 709 mln euro. Ndërkohë, gjatë vitit 2021, kjo shifër ishte rreth 431 mln euro. Pra, rritja në vlerë e hidrokarbureve nga viti në vit regjistrohet në 64.4%. Nga ana tjetër, në terma nominalë, pra sa i përket ndryshimit vjetor mes produkteve të eksportit që regjistrojnë rritjen më të lartë në vlerë, në vend të parë gjejmë drithërat, me 230 milionë lekë eksporte, nga 5.9 milion lekë që ishte në 2021, me një rritje prej 3,780%. Por si paraqiten eksportet në peshë? Nga 96 artikuj në total të marrë në analizë, 63 prej tyre kanë shënuar rritje të eksporteve në peshë, ndërsa 33 prej tyre kanë shëuar rënie. Rritjen më të madhe të eksporteve në peshë e regjistrojnë “Drithërat”, ndjekur nga “Metalet”. Nga ana tjetër e tabelës, rënien më të madhe në peshë e kanë regjistruar eksportet për kimikatet organike, qilimet dhe orët e veglat e punës. Nëse do të flasim në terma absolutë peshën më të lartë të eksporteve për vitin 2022 e kanë patur produktet si “Lëndët djegëse”, “Kripërat dhe sulfuret”, “Xeherorët” dhe “Giza e çeliku”. Për hidrokarburet rritja vjetore e peshës së eksportetve regjistrohet në 24.2%.
Nëse kalojmë te analiza e zgjeruar e tregtisë së jashtme sipas vendeve partnere, për importet, vëmë re se dy vendet e para janë të pandryshuara krahasuar me vitin 2021 dhe 2020, me Italinë dhe Turqinë pasuese. Me Italinë importet janë rritur me 5.9%, për të arritur në 205 miliardë lekë, nga 194 miliardë lekë që ishin në vitin 2021. Me Turqinë rritja vjetore fiksohet në 33.1%, për të arritur në 114 miliardë lekë, nga rreth 86 miliardë që ishte vitin pararendës. Në vend të tretë renditet Kina me rritje të importeve në 18.8%, pasuar nga Greqia. Interesante paraqitet marrëdhënie tregtare më Arabinë Saudite. Gjatë vitit 2022 Arabia ka spostuar Kosovën duke u rënditur në vend të shtatë për nga vlera e importeve. Rritja vjetore e importeve me këtë vend regjistrohet në 205%, nga 33 miliardë lekë në 11 miliardë lekë në vitin 2022. Gjatë vitit të kaluar Arabia Saudite renditej në vend të 15-të për nga vlera e importeve, ndërkohë Kosova renditej në vend të 7-të. Për vitin 2022, Kosova ka kaluar në vend të 9-të.
Sa i përket eksporteve sipas vendeve partnere ndërkohë, tre vendet e para të listës janë: Italia, Kosova dhe Gjermania. Krahasuar me vitin 2021, duket se Gjermania ka fituar terren ndaj Spanjës duke e spostuar atë në vend të 4-ët dhe duke kaluar gjithashtu edhe Greqinë që përgjatë vitit 2021 renditet para saj.
Kriza e çmimeve, e kombinuar me nje forcim të ndjeshëm të lekut vendas kundrejt euros ka bërë që produktet shqiptare të bëhen më pak të konkurrueshme, duke çuar në rënien e eksporteve me rreth 10%. Nga ana tjetër, po kriza e çmimeve ka ridimensonuar ndjeshëm tregtinë e jashtme të vendit tonë gjatë vitit të kaluar, si në terma gjeografikë, ashtu edhe në terma produktesh, duke futur në "skenë" shtete të reja, dhe duke nxjerrë disa shtete tradicionale.
Sondazh

2022 u mbyll me tregtinë nën ndikimin e çmimeve/ Në dhjetor eksportet u rritën me 26%, importet me 7.7%, në vlerë
Rritja e ndjeshme e çmimeve, si për produktet e importit, ashtu edhe për ato të eksportit e ka mbyllur vitin 2022 me një `fryrje` të ndjeshme të tregtisë së......

Shqipëria përballë “gjigantëve”/ Krahasimi mes asaj që ekonomia jonë prodhon në vit me kompani si “Amazon”, “Apple”, “Google”
Një nga sfidat e ekonomisë botërore lidhet me fenomenin e thellimit të pabarazisë ekonomike. Çdo ngjarje sociale apo politike po ndikon në thellimin e......

"Dita e lirisë" për shqiptarët është 16 marsi/ Deri në këtë datë punojmë për taksat, më pas për veten
Taksat janë një element i qenësishëm në mbarëvajtjen dhe funksionimin e një shteti. Megjithatë, në vende të vogla dhe me ekonomi të brishtë si ajo e......

Jemi të fundit në Europë për paratë që na jep qeveria/ Vetëm 644 euro për frymë në vit, 7 herë më pak se mesatarja e BE, 30 herë më pak se Luksemburgu
Konsumi Final i Qeverisë, që është edhe një prej komponentëve të Prodhimit të Brendshëm Bruto sipas metodës së shpenzimeve, ndër të tjera, gjerësisht......

5 rreziqet kryesore për ekonominë shqiptare/ WEF: Sëmundjet, siguria kibernetike, inflacioni, kriza e lëndëve të para, “grabitja” e aseteve
Edhe këtë vit, Forumi Ekonomik Botëror (WEF) ka publikuar raportin e rreziqeve për ekonominë globale. Mes vendeve të marra në analizë është edhe Shqipëria, për......

Çfarë cilësie ka vaji i ullirit shqiptar? Sipas një renditje globale, ndër më të dobëtat, pozicionohemi të 32-tët mes 38 shteteve prodhuese
Shqipëria si pjesë e mesdheut ka një traditë mjaft të vjetër të prodhimit të ullirit dhe vajit të tij, por vitet e fundit ka marrë akoma më shumë vëmendje për......

Shqipëria, e fundit, Kosova, e para/ BB shkurton projeksionet. Këtë vit do jemi vendi me rritjen më të ulët ekonomike në rajon
Ashtu si çdo vit, Banka Botërore është institucioni që bën parashikimin e parë të vitit. Në përspektivën më të fundit mbi ekonominë globale, institucioni me......

Sa e fuqishme është Shqipëria ushtarakisht? Në vendin e 91-të në botë, e dyta në rajon, pas Serbisë
“PowerIndex”, indeksi i fuqisë ushtarake të shteteve, i finalizuar nga “Global Firepower”, i cili mat fuqinë ushtarake të 145 shteteve të ndryshme, e rendit......