Shqipëria Postuar më 9 Nëntor 2025, 19:41

Zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki, KQZ: Votuan vetëm 18.45% e zgjedhësve

Nga SCAN TV

Zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki, KQZ: Votuan vetëm 18.45% e

Në 5 bashki të vendit, 13 kandidatë garuan për të marrë drejtimin e tyre. Në Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë nga 334.539 mijë qytetarë me të drejtë vote, sipas të dhënave të KQZ deri në orën 18:00, vetëm 50 469 qytetarë ushtruan të drejtën e tyre për të votuar, ose 18.45% e zgjedhësve. Bashkia me numrin më të lartë të pjesëmarrjes ishte Mati me 39.36%, dhe bashkia me numrin më të ulët të pjesëmarrjes ishte Vlora me 12.54% Në 3 bashkitë e tjera u raportua kjo pjesëmarrje, Tepelena 34.63%, Cërriku 25%, Berati 19.98%.

Për herë të parë, KQZ ka pasqyruar edhe të dhënat e grupmoshës, ku vihet re se më të interesuarit për të marrë pjesë në votim ishim grupmosha plus 65 vjeç. Interesi i të rinjve ishte shumë i ulët.

Procesi i votimit ishte i qetë, me probleme sporadike. Vetëm 19% e qendrave u hapën me pak vonesë, ndërsa në 3 QV pati probleme me mungesën e komisionerëve të PD, por situata u zgjidh. Në të gjitha qendrat u aplikua identifikimi elektronik.

Mandati i kryebashkiakëve të rinj do të jetë vetëm një vit e gjysmë, derisa të mbahen zgjedhjet lokale në pranverën e vitit 2027.

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat