Kosovë, përmbyllet balotazhi në 18 komuna, LDK-ja force e pare, fiton edhe Prishtinën

Në Kosovë është përmbyllur balotazhi i zgjedhjeve vendore. Në 18 komuna, qytetarët zgjodhën kryetarët e rinj, përfshirë në qendra të mëdha, si Prishtina, Mitrovica e Jugut, Prizreni dhe Gjakova.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka shpallur rezultatet preliminare. Në të gjitha komunat ka përfunduar plotësisht votimi, ndërkaq në platformën online, sipas kreut të KQZ-së, Kreshnik Radoniqi, do të azhurohen më vonë edhe dy vendvotime për Mitrovicën e Jugut.
“Rezultatet përfundimtare do të shpallen pasi të numëron votat e diasporës, të personave me nevoja të veçanta dhe votat me kusht”, tha ai.
Sa u përket votave nga diaspora, ai tha se pret që nga java e ardhshme ato të arrijnë në Kosovë dhe një javë më pas të përmbyllet numërimi i të gjitha votave.
Sipas rezultateve për rundin e balotazhit, LDK-ja ka fituar në pesë komuna, LVV-ja dhe AAK-ja në katër secila dhe PDK-ja në tre komuna.
Kandidati i LVV-së për Prishtinën, Hajrulla Çeku, i ka uruar fitoren në zgjedhjet lokale në kryeqendrën kosovare, Përparim Ramës nga LDK-ja.
“E uroj z. Rama për fitoren dhe i uroj me zemër kryeqytetit tonë, Prishtinës, që përnjëmend të dalë nga kaosi në të cilin është futur. Unë do të vazhdoj të jem në shërbim të Prishtinës, me të njëjtin përkushtim dhe dashuri, për këtë qytet që të gjithë e quajmë shtëpi”, shkroi ai në Facebook.
Ai falënderoi çdo qytetar që e votoi në dy rundet zgjedhore.
Çeku, që sipas rezultateve preliminare, fitoi 48.46 për qind të votave, tha se LVV-ja do të jetë opozitë në Kuvendin komunal të Prishtinës dhe do të “përcjellim secilin hap” që qeverisja komunale do të ndërmarrë, “duke u siguruar që interesi i qytetarëve dhe i qytetit të mbrohet deri në fund”.
Numërimi i votave, garën e kryesojnë kandidatët socialistë në të pesta bashkitë
Në të pesta bashkitë ku pati zgjedhje të parakohshme, të dhënat paraprake të numërimit tregojnë epërsi të dukshme të kandidatëve socialistë. Në Tepelenë, ku......
Zgjedhjet e pjesshme vendore në 5 bashki, KQZ: Votuan vetëm 18.45% e zgjedhësve
Në 5 bashki të vendit, 13 kandidatë garuan për të marrë drejtimin e tyre. Në Vlorë, Berat, Mat, Cërrik dhe Tepelenë nga 334.539 mijë qytetarë me të drejtë......
Moti i keq, ARRSH apel shoferëve për kujdes në disa akse rrugore të vendit
Reshjet e dendura të shiut gjatë orëve të fundit kanë shkaktuar problematika në disa akse, kryesisht në jug të vendit. ARRSH njofton se ka patur rënie gurësh......
Zgjedhjet vendore në Shqipëri përfunduan/ Celibashi: Nuk kemi evidentuar problematika, pjesëmarrja e ulët nuk cenon legjitimitetin
Kryekomisioneri Ilirjan Celibashi doli sot në një konferencë për mediat pas përfundimit të zgjedhjeve vendore në Shqipëri. Ai raportoi shifrat e......
Mbyllet procesi i votimit/ Mati dhe Tepelena kryesojnë pjesëmarrjen, Vlora renditet e fundit
Sot u mbajtën zgjedhjet vendore në pesë bashki të vendit, ku procesi i votimit përfundoi në orën 18:00. Shqiptarët votuan në: Vlorë, Berat, Tepelenë, Cerrik......
Zgjedhjet në Kosovë/ Pjesëmarrje e qetë në raundin e dytë, Mamusha kryeson me daljen më të lartë
Të dielën, qytetarët e Kosovës në 18 komuna u rikthyen në qendrat e votimit për të zgjedhur kryetarët që do t’i udhëheqin për katër vitet e ardhshme. Në......
KQZ verifikon incidentet në Cërrik dhe Vlorë/ Celibashi: Të rinjtë po tregojnë mungesë interesi për votime
Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, doli në një deklaratë për mediat ku sqaroi ecurinë e ditës zgjedhore. Ai u shpreh se deri më tani......
Rritet gradualisht pjesëmarrja/ KQZ: Deri në orën 15:00 kanë votuar 15.39% e qytetarëve
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka publikuar të dhënat më të fundit për pjesën e dytë të zgjedhjeve për kryetarët e bashkive. Sipas të dhënave të KQZ-së,......





