Hoteleria me rënie në nëntor/ Më shumë vizitorë, por bien netë qëndrimet me 2.7%

Strukturat akomoduese duket se me nëntorin e vitit 2022 morën një kthesë ndryshe nga ajo që kishim parë gjatë muajve të verës apo edhe gjatë shtatorit e tetorit. Sipas shifrave të “Institutit të Statistikave” mbi strukturat akomoduese ka rënë numri i netë qëndrimeve gjatë nëntorit të vitit 2022, krahasuar me të njetjën periudhë të vitit të kaluar, me 2.7%. Ndërkohë numri i vizitorëve është rritur me shifra modeste, deri në 13.5%. Sipas këtyre të dhënave kuptojmë se vizitorët kanë ardhur në vendin tonë gjatë nëntorit, por nuk kanë qëndruar. Në nëntor janë regjistruar gjithsej 77,970 vizitorë. Po t’i analizojmë sipas tipologjisë së tyre numri i atyre vendas për muajin nëntor ka pësuar rritje me 11.8%, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë dhe regjistrohen në rreth 38 mijë. Nga ana tjetër, numri i vizitorëve të huaj llogaritet gjithsej në 39,723 dhe rritja vjetore është 15.2%. Sipas rajonit, numri i vizitorëve vendas të cilët janë akomoduar në rajonin qendër ka shënuar rritjen më të lartë me 63.8%, ndërsa sipas akomodimit numri i vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në “Hotele dhe akomodime të ngjashme” ka shënuar rritjen më të lartë, me 12.7 %.
Le të rikthehemi te numri i netë qëndrimeve sipas tipologjisë. Sa i përket këtij treguesit, numri i netë qëndrimeve nga vizitorët vendas është rritur me 6% ndërsa numri i netë qëndrimeve nga vizitorët e huaj ka rënë me 8.2%. Në shifra absolute numri i netë qëndrimeve gjithsej për muajin nëntor të vitit 2022 është regjistruar në 127,511, ndërkohë sipas tipologjisë së tyre janë regjistruar 73,378 netë qëndrime nga vizitorë të huaj dhe 54,133 netë qëndrime nga vizitorë vendas. Numri i netë qëndrimeve të vizitorëve rezident të cilët janë akomoduar në rajonin qendër ka shënuar rritjen më të lartë me 39.7%. Në Zonat Jo-bregdetare ky tregues është rritur me 12,5%, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Vizitorët e huaj të cilët kanë zgjedhur si destinacion Shqipërinë për muajin nëntor të vitit 2022 janë kryesisht nga Kosova dhe zënë rreth 22%, Italia me 8.3%, Anglia me 2.9%, Gjermania me 2.3% dhe Shtetet e Bashkuara me 2.3%.
Sondazh

Bilanci i tregtisë së jashtme për 2022-shin/ "Made in Albania" bie me 10%. Eksportuam 278 mln euro më shumë naftë, importuam 14% më pak
“Scan Intel” ka kryer një analizë të detajuar të tregtisë së jashtme përgjatë vitit 2022, referuar të dhënave të “Institutit të Statistikave”, për të kuptuar......

2022 u mbyll me tregtinë nën ndikimin e çmimeve/ Në dhjetor eksportet u rritën me 26%, importet me 7.7%, në vlerë
Rritja e ndjeshme e çmimeve, si për produktet e importit, ashtu edhe për ato të eksportit e ka mbyllur vitin 2022 me një `fryrje` të ndjeshme të tregtisë së......

Shqipëria përballë “gjigantëve”/ Krahasimi mes asaj që ekonomia jonë prodhon në vit me kompani si “Amazon”, “Apple”, “Google”
Një nga sfidat e ekonomisë botërore lidhet me fenomenin e thellimit të pabarazisë ekonomike. Çdo ngjarje sociale apo politike po ndikon në thellimin e......

"Dita e lirisë" për shqiptarët është 16 marsi/ Deri në këtë datë punojmë për taksat, më pas për veten
Taksat janë një element i qenësishëm në mbarëvajtjen dhe funksionimin e një shteti. Megjithatë, në vende të vogla dhe me ekonomi të brishtë si ajo e......

Jemi të fundit në Europë për paratë që na jep qeveria/ Vetëm 644 euro për frymë në vit, 7 herë më pak se mesatarja e BE, 30 herë më pak se Luksemburgu
Konsumi Final i Qeverisë, që është edhe një prej komponentëve të Prodhimit të Brendshëm Bruto sipas metodës së shpenzimeve, ndër të tjera, gjerësisht......

5 rreziqet kryesore për ekonominë shqiptare/ WEF: Sëmundjet, siguria kibernetike, inflacioni, kriza e lëndëve të para, “grabitja” e aseteve
Edhe këtë vit, Forumi Ekonomik Botëror (WEF) ka publikuar raportin e rreziqeve për ekonominë globale. Mes vendeve të marra në analizë është edhe Shqipëria, për......

Çfarë cilësie ka vaji i ullirit shqiptar? Sipas një renditje globale, ndër më të dobëtat, pozicionohemi të 32-tët mes 38 shteteve prodhuese
Shqipëria si pjesë e mesdheut ka një traditë mjaft të vjetër të prodhimit të ullirit dhe vajit të tij, por vitet e fundit ka marrë akoma më shumë vëmendje për......

Shqipëria, e fundit, Kosova, e para/ BB shkurton projeksionet. Këtë vit do jemi vendi me rritjen më të ulët ekonomike në rajon
Ashtu si çdo vit, Banka Botërore është institucioni që bën parashikimin e parë të vitit. Në përspektivën më të fundit mbi ekonominë globale, institucioni me......