2022 konfirmohet vit rekord për turizmin/ Rreth 30% më shumë të huaj. Tejkalohet edhe viti 2019-të

Janë regjistruar gjithsej 13 milion hyrje në territorin e Shqipërisë gjatë vitit 2022, nga të cilat 7.5 milion janë shtetas të huaj, sipas të dhënave më të fundit nga “Instituti i Statistikave”. Krahasuar me numrin e hyrjeve gjithsej përgjatë vitit 2021 rritja vjetore shënohet në 35.5%. Ky tregues gjithashtu ka kaluar shifrat e vitit 2019-të, pasi referuar publikimeve të mëparshme të lëvizjes së shtetasve, gjatë vitit 2019-të numri i hyrjeve gjithsej regjistrohej në 12.1 milion. Pra, krahasuar me vitin 2019-të rritja gjatë vitit 2022 është vlerësuar në 7.4%. Nëse do të analzionim vetëm hyrjet e shtetave të huaj përgjatë një viti vihet re se rritja arrin në 32.6%. Shifrat nga “Instituti i Statistikave” sinjalizojnë rritje me 46.4% të hyrjeve të shtetasve të huaj vetëm në dhjetor, krahasuar me muajin dhjetor të vitit 2021. Gjatë dhjetorit numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 391,565 ndërkohë që përgjatë dhjetorit të vitit të kaluar regjistroheshin 267,409 hyrje nga shtetas të huaj. Po të flasim për hyrjet gjithesj, numri i tyre në dhjetor të vitit që lamë pas është rritur me 44.7%.
Në dhjetor të vitit 2022, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 74.2% dhe Mali i Zi me 70.0%, krahasuar me dhjetorin e vitit 2021. Nëse do të flisnim për të 12 muajt e vitit, pra për vitin 2022 në total, nga vendet që kanë hyrjet më të larta të shtetasve në Shqipëri, Spanja ka pasur rritjen më të madhe me 3.6 herë dhe Anglia me 85.9%, ndërsa Zvicra ka pasur rritjen më të ulët me 14.3%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2021.
Nga ana tjetër, edhe daljet e shtetasve shqiptarë përgjatë muajit dhjetor të këtij viti, por edhe për gjithë vitin 2022 regjistrojnë rritje. Në dhjetor rritja e daljeve për shqiptarët regjistrohet me 85.2%, krahasuar me të njejtin muaj të vitit 2021. Daljet e shtetasve shqiptarë nga territori i Shqipërisë për vitin 2022 janë rreth 5.8 milion nga 4.1 milion që ishin gjatë vitit 2021 dhe rritja vlerësohet në 40.4%. Në total për vitin 2022 daljet gjithsej janë regjistruar në 13.4 milion dhe rritja shënohet në 39.3%.
“Scan Intel” ndër të tjera ka analizuar edhe hyrjet e shtetasve të huaj në vendin tonë sipas qëllimeve. Hyrjet për qëllime personale regjistrohen më shumë në numër se ato për qëllime profesionale, por për të dy qëllimet numi i hyrjeve ka shënuar rritje. Në grupin e hyrjeve personale, nëngrupi për pushime dhe vizita tek të afërmit zë peshën më të madhe duke arritur në rreth 7 milion hyrje. Rritjen më të lartë të hyrjeve e kanë ato transit me 110% dhe hyrjet për trajtime shëndetësore me 59%.
Sondazh

Cila pikë kufitare ka më shumë kalime? Morina, zë 43.1% të peshës së lëvizjeve gjithsej, rreth 3.2 milion hyrje gjatë vitit 2021
“Scan Intel” ka analizuar të dhënat e “Institutit të Statistikave” mbi numrin e pasagjerëve që kanë udhëtuar nëpërmjet transportit rrugor duke përfshirë hyrjet......

Koncesioni që po ikën me 110 mln euro fitime neto/ "Aleat" i pasaportave, 404 mln euro xhiro dhe marzhe fitimi prej 32%, në më shumë se një dekadë
Prej më shumë se një dekade në vendin tonë, shërbimi i prodhimit dhe ofrimit të dokumentave biometrikë si pasaporta dhe karta e identitetit është ofruar nga......

Hoteleria me rënie në nëntor/ Më shumë vizitorë, por bien netë qëndrimet me 2.7%
Strukturat akomoduese duket se me nëntorin e vitit 2022 morën një kthesë ndryshe nga ajo që kishim parë gjatë muajve të verës apo edhe gjatë shtatorit e......

Bilanci i tregtisë së jashtme për 2022-shin/ "Made in Albania" bie me 10%. Eksportuam 278 mln euro më shumë naftë, importuam 14% më pak
“Scan Intel” ka kryer një analizë të detajuar të tregtisë së jashtme përgjatë vitit 2022, referuar të dhënave të “Institutit të Statistikave”, për të kuptuar......

2022 u mbyll me tregtinë nën ndikimin e çmimeve/ Në dhjetor eksportet u rritën me 26%, importet me 7.7%, në vlerë
Rritja e ndjeshme e çmimeve, si për produktet e importit, ashtu edhe për ato të eksportit e ka mbyllur vitin 2022 me një `fryrje` të ndjeshme të tregtisë së......

Shqipëria përballë “gjigantëve”/ Krahasimi mes asaj që ekonomia jonë prodhon në vit me kompani si “Amazon”, “Apple”, “Google”
Një nga sfidat e ekonomisë botërore lidhet me fenomenin e thellimit të pabarazisë ekonomike. Çdo ngjarje sociale apo politike po ndikon në thellimin e......

"Dita e lirisë" për shqiptarët është 16 marsi/ Deri në këtë datë punojmë për taksat, më pas për veten
Taksat janë një element i qenësishëm në mbarëvajtjen dhe funksionimin e një shteti. Megjithatë, në vende të vogla dhe me ekonomi të brishtë si ajo e......

Jemi të fundit në Europë për paratë që na jep qeveria/ Vetëm 644 euro për frymë në vit, 7 herë më pak se mesatarja e BE, 30 herë më pak se Luksemburgu
Konsumi Final i Qeverisë, që është edhe një prej komponentëve të Prodhimit të Brendshëm Bruto sipas metodës së shpenzimeve, ndër të tjera, gjerësisht......