Indeksi global i bujarisë, Shqipëria e 96-ta në botë/ Renditemi si vendi "më pak bujar" në rajon, dhe i parafundit në botë për vullnetarizmin

Sipas Indeksit të Bujarisë 2022, të publikuar nga “Fondacioni i ndihmës dhe bamirësisë” (Charities Aid Foundation), Shqipëria renditet në vend të 96-të sa i përket bujarisë. Ky indeks ka nisur të vlerësohet dhe të publikohet që në vitin 2008, duke marrë shkasë nga kriza globale financiare dhe ka vijuar të publikohet edhe në vitet në vazhdim. Të dhënat janë të mbledhura dhe përpunuara nga "Gallup", kompania e njohur për sondazhet e saj të opinionit publik të kryera në mbarë botën, dhe përfshijnë sondazhe të zhvilluara në 119 vende të botës.
Indeksi ka për qëllim të sigurojë të dhëna rreth natyrës së të dhuruarit, ose bujarisë, e shpërndarë në të gjithë botën. Indeksimi është mbështetur në tre aspekte bazë, të shtruara në formën e pyetjeve. Le të shohim si qëndron Shqipëria në secilën prej këtyre pyetjeve.
Pyetja e parë ka të bëjë me ndihmën ndaj një të panjohuri, ku vendi ynë renditet në pozicionin e 78-të në botë, duke shënuar 57%. Pyetja e dytë për të kuptuar më shumë mbi bujarinë, ka të bëjë me dhurimin në vlerave monetare. Sipas të dhënave, vendi ynë renditet i 48-ti, dhe ka grumbulluar 36% pikëzim. Ndërsa, pyetja e tretë ka të bëjë me punën vullnetare, pra sa të gatshëm janë qytetarët që të dhurojnë nga koha e tyre për punë vullnetare në dobi të komunitetit apo nismave dhe kauzave të ndryshme sociale. Në këtë aspekt, vendi ynë ka rënditjen më të dobët, pasi ka realizuar vetëm 8% pikëzim, duke u renditur në vendin e parafundit në botë, ose të 118-të. Në varësi të kësaj renditje, shohim që shqiptarët janë më mirë në dhurimin e ndihmës në vlerë monetare, janë disi më keq në gatishmërinë e tyre për të ndihmuar një të panjohur dhe renditen shumë keq për kohën vullnetare që dhurojnë.
Për sa i takon vendit më bujar në botë, Indonezia renditet e para, për të pestin vit radhazi, ku sipas raportit kjo mund të lidhet me besimin e tyre, kulturën dhe traditat për të dhuruar para dhe kohë, si dhe për të ndihmuar njerëzit në nevojë. Indonezia ndiqet më pas nga vende të tilla si Kenia, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Australia dhe Zelanda e Re. Vendet më pak bujare sipas kësja renditje rezultojnë Kamboxhia, Japonia dhe Afganistani. Kryesisht në fund të klasifikimit qëndrojnë vendet të cilat përballen vazhdimisht me konflikte dhe paqëndrueshmëri politike, ekonomike dhe sociale. Përjashtim bën Japonia, ku sipas raportit ekziston mundësia që japonezët e konsiderojnë si përgjegjësi të ndihmuarit apo të dhuruarit.
Nga ana tjetër, krahasuar me vendet e rajonit Shqipëria renditet si vendi "më pak bujar”. Serbia renditet në vendin e 27-të, Maqedonia e Veriut në vendin e 34-të, Bosnje dhe Hercogevinga në vendin e 42-të, Kosova në vendin e 44-të, ndërkohë që mungojnë të dhënat për Malin e Zi.
Sondazh

Korrupsioni, Shqipëria më keq se 6 vite më parë/ Transparency International: Përmirësim me vetëm 1 pikë, renditet e 101-ta në botë për vitin 2022
Indeksi i Perceptimit të Korrupsionit 2022 (CPI) i publikuar nga “Transparency International” tregon se shumica e vendeve në botë po dështojnë të ndalojnë......

Blegtoria, Shqipëria me rënien më të madhe në Europë/ Deri në 32% më pak krerë në 7 vite, mbi 8 herë më shumë se mesatarja e BE
“Scan Intel” ka analizuar statistikat publike për të kuptuar nëpërmjet shifrave realitetin e blegtorisë shqiptare dhe rënien e qendrueshme dhe drastike nga......

Transporti "vulos" rënien e tregtisë në 2022-shin/ Rritja e çmimeve ka nxitur një tkurrje prej rreth 20%. "Shpëton" vetëm transporti ajror, "falë" turizmit
Të dhënat e INSTAT përmes publikimit “Statistikat e Transportit” përgjatë muajit dhjetor tregojnë për një rënie të volumit të mallrave të transportuara në......

2022 konfirmohet vit rekord për turizmin/ Rreth 30% më shumë të huaj. Tejkalohet edhe viti 2019-të
Janë regjistruar gjithsej 13 milion hyrje në territorin e Shqipërisë gjatë vitit 2022, nga të cilat 7.5 milion janë shtetas të huaj, sipas të dhënave më të......

Cila pikë kufitare ka më shumë kalime? Morina, zë 43.1% të peshës së lëvizjeve gjithsej, rreth 3.2 milion hyrje gjatë vitit 2021
“Scan Intel” ka analizuar të dhënat e “Institutit të Statistikave” mbi numrin e pasagjerëve që kanë udhëtuar nëpërmjet transportit rrugor duke përfshirë hyrjet......

Koncesioni që po ikën me 110 mln euro fitime neto/ "Aleat" i pasaportave, 404 mln euro xhiro dhe marzhe fitimi prej 32%, në më shumë se një dekadë
Prej më shumë se një dekade në vendin tonë, shërbimi i prodhimit dhe ofrimit të dokumentave biometrikë si pasaporta dhe karta e identitetit është ofruar nga......

Hoteleria me rënie në nëntor/ Më shumë vizitorë, por bien netë qëndrimet me 2.7%
Strukturat akomoduese duket se me nëntorin e vitit 2022 morën një kthesë ndryshe nga ajo që kishim parë gjatë muajve të verës apo edhe gjatë shtatorit e......

Bilanci i tregtisë së jashtme për 2022-shin/ "Made in Albania" bie me 10%. Eksportuam 278 mln euro më shumë naftë, importuam 14% më pak
“Scan Intel” ka kryer një analizë të detajuar të tregtisë së jashtme përgjatë vitit 2022, referuar të dhënave të “Institutit të Statistikave”, për të kuptuar......