Vit i ri, borxh i ri/ Qeveria do marrë 4 miliardë euro në 2023-shin - Huamarrje përmes bonove dhe obligacioneve, në “skenë” Eurobond i ri

Qeveria do të marrë një borxh të ri vitin e ardhshëm i cili arrin në afro 4 miliardë euro. Në dokumentin e publikuar nga Ministria e Financave, mbi planin e huamarrjes për vitin 2023, theksohet se përgjatë këtij viti pritet të sigurohet financimin në tregun e brendshëm përmes emetimit të instrumenteve si bono thesari 3 deri në 12 mujore dhe obligacione 2 deri në 15 vjeçare.
Sipas dokumentit, totali i emetimeve në tregun e brendshëm pritet të jetë rreth 380.5 mld lekë apo 3.3 miliardë euro gjatë vitit 2023. Instrumenti me emetime më të shpeshta dhe me shumë më të lartë pritet të jetë bono e thesarit 12-mujore. Ndërkohë që në tregun e jashtëm parashikohet emetimi i një eurobondi të ri me vlerë 500 milionë euro, duke e çuar shumën totale të huamarrjës në afro 4 miliardë euro.
Duke nisur nga viti 2023, risi përbën fakti se përmes një agjencie të jashtme, Ministria e Financave dhe Ekonomisë do të mundësojë pajisjen e titujve të emetuar me kodin ISIN të njohur ndërkombëtarisht.
Ky hap pritet të lehtësojë tregtimin e titujve. Sipas Buxhetit 2023, deficiti buxhetor përllogaritet në rreth 55.5 mld lekë, në konsolidim nga viti 2022 kur përllogaritej në 83.9 mld lekë, kryesisht si rezultat i rritjes së të ardhurave. Huamarrja e brendshme pritet të financojë rreth 45% të deficitit.
Ndërkohë lidhur me borxhin ekzistues që maturohet në vitin 2023 Financat nënvizojnë se gjatë vitit 2023, pritet të maturohen në total rreth 339 mld lekë, prej të cilave 235 mld lekë bono thesari dhe 104 mld lekë obligacione.
Elisabeta Dosku / SCAN
Sondazh

Sa do të rritet çmimi i duhanit nga 1 Janari? - Kosto shtesë për duhanpirësit, çfarë ndryshon tek kafeja?
Duhanpirësit do të përballen me çmime të reja të duhanit duke filluar nga 1 Janari 2023. Referuar ndryshimeve ligjore ne ligjin për akcizat, të botuar në......

Bankat më të besuarat, partitë “fundosen” - Zbardhen rezultatet e anketimit, nivel i ulët besueshmërie edhe te sistemi gjyqësor
Një sondazh nga shoqëria IDRA, tregon se qytetarët shqiptarë i besojnë sistemit bankar më shumë se çdo sektori tjetër në vend. Sipas rezultateve të......

Kompromis me Greqinë për të “çuar” detin në Hagë - Xhaçka takohet me Dendias: Kapitull i ri mes dy vendeve
Çështja e kufirit detar me Greqinë do të dërgohet në Gjykatën Ndërkombëtare të Hagës. Ky kompromis është arritur ndërmjet dy ministrave të jashtëm të......

Spanja i kërkon më shumë para’ BE - Madridi do 84 miliardë euro kredi nga fondet europiane
Spanja do i kërkojë Bashkimit Europian një kredi me vlerë 84 miliardë euro, si dhe 7.7 miliardë euro të tjera grante si pjesë e paketës së rimëkëmbjes nga......

Cash humbet protagonizmin në Eurozonë - BQE: Pjesa më e madhe e pagesave kryhet në mënyrë dixhitale
Paraja fizike po humbet vendin e protagonistit si mjet dominues i pagesave në eurozonë, sipas një sondazhi të Bankës Qendrore Europiane. Ky është një ndryshim......

Microlino ndez automjetin me flluska - Vëllezërit zviceranë prezantojnë modelin elektrik mikro
Dy vëllezër zviceranë po kërkojnë të rikthejnë vendin e tyre në hartën e prodhimit të mjeteve duke ringjallur një klasik të automobilizmit të viteve 1950, duke......

Britanikët e kanë të ndaluar të sëmuren! - 100 mijë infermierë në grevë për rritje page dhe plotësim stafi
Pothuajse 100 mijë infermierë në Mbretërinë e Bashkuar organizuan një grevë duke kërkuar paga më të larta dhe plotësimin e stafit në sistemin e kujdesit......

BlackBerry, ekonomia rrezikon sigurinë kibernetike - Të ardhurat nga biznesi nuk do të ndryshojë në gjysmën e parë të 2023
BlackBerry beri të ditur se ciklet e shitjeve për softuerin e saj të sigurisë kibernetike janë bërë më të gjata dhe për pasojë pret që mjedisi aktual......