Spanja i kërkon më shumë para’ BE - Madridi do 84 miliardë euro kredi nga fondet europiane

Spanja do i kërkojë Bashkimit Europian një kredi me vlerë 84 miliardë euro, si dhe 7.7 miliardë euro të tjera grante si pjesë e paketës së rimëkëmbjes nga Covid të vendeve anëtare të BE-së.
Kjo do të thotë se Spanja po kërkon pjesën e saj të plotë në kuadër të paketës europiane të ndihmës për pandeminë me një vlerë prej më shumë se 800 miliard euro, si dhe do të përdorë 2.6 miliard euro të paketës së re të ndihmës të BE-së, për përmirësimin e sigurisë energjitike në Europë pas pushtimit rus të Ukrainës.
Faza tjetër e planit të rimëkëmbjes duhet të miratohet nga Brukseli brenda dy muajsh pasi Madridi të kërkojë zyrtarisht fondte dhe ndarja e tyre do të lidhet me reforma dhe etapa të reja.
Qeveria spanjolle vlerëson se grantet dhe huatë e BE-së do të shtojnë mesatarisht 2.6 pikë përqindje të PBB-së, cdo vit deri në 2031-shin. Banka e Spanjës një ditë më parë përmirësoi parashikimin e saj për rritjen ekonomike për këtë vit në 4.6%, por e uli parashikimin për vitin e ardhshëm, në vetëm 1.3%.
Inflacioni dhe rritja e kostos së materialeve kanë shkaktuar pasoja dhe Spanja ka kërkuar një rishikim të disa prej pjesëve të miratuara tashmë, duke dhënë idenë e zgjatjes së afatit deri në 2026 me Brukselin. Sipas ministrisë spanjolle të financave kreditë e buta të BE-së do të kanalizohen përmes mjeteve të investimeve të lidhura me shtetin, në mënyrë që të mos fryhet barra e borxhit të Spanjës. Në total, Spanja kërkon të mobilizojë 160 miliardë euro. Deri më tani vendi ka marrë 31 miliardë euro nga paketa e rimëkëmbjes nga pandemia. Megjithatë, një studim i fundit nga konsulentët vlerësoi se vetëm 9.3 miliardë euro kanë përfunduar në ekonominë reale.
7.7 miliardë grante dhe deri në 18.6 miliardë kredi do të rrisin financimin e alokuar tashmë për projekte të mëdha, si prodhimi i mikroçipëve në Spanjë ose hidrogjeni i gjelbër. Spanja do të krijojë një strukturë të re prej 2 miliardë eurosh për të shoqëruar fondet e huaja të pasurisë sovrane që të investojnë në planin e saj të rimëkëmbjes.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Cash humbet protagonizmin në Eurozonë - BQE: Pjesa më e madhe e pagesave kryhet në mënyrë dixhitale
Paraja fizike po humbet vendin e protagonistit si mjet dominues i pagesave në eurozonë, sipas një sondazhi të Bankës Qendrore Europiane. Ky është një ndryshim......

Microlino ndez automjetin me flluska - Vëllezërit zviceranë prezantojnë modelin elektrik mikro
Dy vëllezër zviceranë po kërkojnë të rikthejnë vendin e tyre në hartën e prodhimit të mjeteve duke ringjallur një klasik të automobilizmit të viteve 1950, duke......

Britanikët e kanë të ndaluar të sëmuren! - 100 mijë infermierë në grevë për rritje page dhe plotësim stafi
Pothuajse 100 mijë infermierë në Mbretërinë e Bashkuar organizuan një grevë duke kërkuar paga më të larta dhe plotësimin e stafit në sistemin e kujdesit......

BlackBerry, ekonomia rrezikon sigurinë kibernetike - Të ardhurat nga biznesi nuk do të ndryshojë në gjysmën e parë të 2023
BlackBerry beri të ditur se ciklet e shitjeve për softuerin e saj të sigurisë kibernetike janë bërë më të gjata dhe për pasojë pret që mjedisi aktual......

Solstici dimëror 2022: Sot është dita më e shkurtër e vitit dhe dita e parë zyrtare e dimrit!
Gjatë gjashtë muajve të fundit, ditët janë shkurtuar dhe netët janë zgjatur në hemisferën veriore. Por kjo është gati të kthehet mbrapsht. Solstici dimëror......

Megaprojekti: Pse e ardhmja e qyteteve tona mund të drejtohet nën tokë?!
Ekziston një megaprojekt në zhvillim e sipër që nuk po hap aq shumë terren të ri, sa po gërmon nën të. Në Singapor, një seri tunelesh të gjera po futen në tokë......

Sondazhi: Drejtuesit e automjeteve më skeptik në adoptimin e makinave elektrike se një vit më parë
Drejtuesit globalë të automobilave janë më pak të sigurt për shkallën e adoptimit të automjeteve elektrike sesa një vit më parë, mes problemeve të......

Disa vende evropiane kanë kërkuar falje për të kaluarën e tyre koloniale - A mjafton kjo?
Vendet evropiane që kërkojnë falje për të kaluarën e tyre koloniale dhe rolin historik në tregtinë e skllevërve është "një hap i parë i rëndësishëm", por......