Cash humbet protagonizmin në Eurozonë - BQE: Pjesa më e madhe e pagesave kryhet në mënyrë dixhitale

Paraja fizike po humbet vendin e protagonistit si mjet dominues i pagesave në eurozonë, sipas një sondazhi të Bankës Qendrore Europiane. Ky është një ndryshim historik për një pjesë të botës që kanë mbetur ende në mes të mënyrave të reja të shlyerjeve të faturave.
Sondazhi i BQE-së tregoi se kartat morën pjesën më të madhe të parave të shpenzuara në dyqane, restorante dhe pika të tjera shitjeje në eurozonë. Kjo është hera e parë që ndodh një gjë e tillë që kur banka qendrore europiane nisi të anketojë konsumatorët në vitin 2016.
Paratë cash, janë një temë që ende shkaktojnë përcarje politike në një pjesë të eurozonës sidomos në Itali dhe Gjermani, ku shihet si mbrojtje e privatësisë dhe ndaj tarifave bankare.
Sondazhi i BQE-së tregoi se konsumatorët në zonën e euros më në fund po i nënshtroheshin komoditetit të pagesave me karta dhe atyre dixhitale, të cilat kanë mbizotëruar prej kohësh në pjesë të tjera të pasura të botës si Evropa Veriore dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Anketa tregoi se kartat janë përdorur për 46% të të gjitha eurove të paguara në pikat e shitjes, duke mposhtur paratë e gatshme për herë të parë. Paraja e gatshme ruajti përparësinë e saj për sa i përket numrit të transaksioneve, por epërsia e saj u ngushtua në vetëm 59% krahasuar me 72% në 2019-ën.
Gama ndërmjet vendeve ishte befasuese, megjithatë, paratë e gatshme ende përbënin 70% ose më shumë të pagesave në pikat e shitjes në Maltë, Slloveni dhe Austri ndërsa qëndronte në rreth 20% në Holandë dhe Finlandë.
Ndryshe nga pritshmëritë, pandemia e COVID-19 nuk u pa si një pikë kthese nga të anketuarit, me mbi gjysmën që thanë se po përdornin para të gatshme po aq shpesh sa përpara epokës së pandemisë. Por 37% e të anketuarve thanë se blinin më shpesh online, gjë që shpjegoi një dyfishim të pagesave online për blerjet e njëhershme në 28% nga 14% në 2019-ën, bazuar në vlerën e transaksioneve.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Microlino ndez automjetin me flluska - Vëllezërit zviceranë prezantojnë modelin elektrik mikro
Dy vëllezër zviceranë po kërkojnë të rikthejnë vendin e tyre në hartën e prodhimit të mjeteve duke ringjallur një klasik të automobilizmit të viteve 1950, duke......

Britanikët e kanë të ndaluar të sëmuren! - 100 mijë infermierë në grevë për rritje page dhe plotësim stafi
Pothuajse 100 mijë infermierë në Mbretërinë e Bashkuar organizuan një grevë duke kërkuar paga më të larta dhe plotësimin e stafit në sistemin e kujdesit......

BlackBerry, ekonomia rrezikon sigurinë kibernetike - Të ardhurat nga biznesi nuk do të ndryshojë në gjysmën e parë të 2023
BlackBerry beri të ditur se ciklet e shitjeve për softuerin e saj të sigurisë kibernetike janë bërë më të gjata dhe për pasojë pret që mjedisi aktual......

Solstici dimëror 2022: Sot është dita më e shkurtër e vitit dhe dita e parë zyrtare e dimrit!
Gjatë gjashtë muajve të fundit, ditët janë shkurtuar dhe netët janë zgjatur në hemisferën veriore. Por kjo është gati të kthehet mbrapsht. Solstici dimëror......

Megaprojekti: Pse e ardhmja e qyteteve tona mund të drejtohet nën tokë?!
Ekziston një megaprojekt në zhvillim e sipër që nuk po hap aq shumë terren të ri, sa po gërmon nën të. Në Singapor, një seri tunelesh të gjera po futen në tokë......

Sondazhi: Drejtuesit e automjeteve më skeptik në adoptimin e makinave elektrike se një vit më parë
Drejtuesit globalë të automobilave janë më pak të sigurt për shkallën e adoptimit të automjeteve elektrike sesa një vit më parë, mes problemeve të......

Disa vende evropiane kanë kërkuar falje për të kaluarën e tyre koloniale - A mjafton kjo?
Vendet evropiane që kërkojnë falje për të kaluarën e tyre koloniale dhe rolin historik në tregtinë e skllevërve është "një hap i parë i rëndësishëm", por......

Porsche fillon prodhimin e "e-karburantit" që mund të sigurojë një alternativë gazi!
Porsche dhe disa partnerë kanë filluar prodhimin e një "e-karburanti" neutral ndaj klimës që synon zëvendësimin e benzinës në automjete me motorë tradicionalë......