Bota Postuar më 21 Dhjetor 2022, 11:53

BlackBerry, ekonomia rrezikon sigurinë kibernetike - Të ardhurat nga biznesi nuk do të ndryshojë në gjysmën e parë të 2023

Nga SCAN TV
BlackBerry, ekonomia rrezikon sigurinë kibernetike - Të ardhurat nga

BlackBerry beri të ditur se ciklet e shitjeve për softuerin e saj të sigurisë kibernetike janë bërë më të gjata dhe për pasojë pret që mjedisi aktual makroekonomik të paraqesë më shumë sfida brenda një kohe të shkurtër. Kompania kanadeze e teknologjisë tha se të ardhurat nga biznesi i sigurisë kibernetike do të mbeten të pandryshuara në gjysmën e parë të 2023, por do të rriten në gjysmën e dytë të vitit.

Bizneset e sigurisë kibernetike nuk janë prekur dhe aq shumë nga luhatjet ekonomike në krahasim me sektorët e tjerë të softuerit që po përballen me buxhete më të ulëta të shpenzimeve të klientëve përballë kostove në rritje.

Shefi Ekzekutiv i BlackBerry, John Chen tha se biznesi i sigurisë kibernetike po rifitonte vrullin dhe ka prova se investimet do të nxisin përparimin drejt rritjes vitin e ardhshëm. Të ardhurat nga segmenti në tremujorin e tretë ranë rreth 17% në 106 milionë dollarë. Aksionet e kompanisë të listuara në SHBA shënuan pak rënie në tregtimin e zgjatur. Ata kanë rënë rreth 56% deri më tani këtë vit.

Shitjet në njësinë e produkteve të Internetit (IoT), e cila përfshin produktin e softuerit të automobilave QNX të BlackBerry, u rritën rreth 19% në 51 milionë dollarë në tremujorin e raportuar. Kompania pret që segmenti të rritet midis 15% dhe 18% këtë vit. Kompania theksoi se po shihte disa shtrëngime në tregjet e automobilave në Amerikën e Veriut dhe në Evropë, por tregjet e Kinës dhe Indisë për softuerin e saj të automobilave QNX ishin të forta.

BlackBerry raportoi një humbje neto prej 4 milionë dollarësh në periudhën tre mujore të përfunduar më 30 nëntor, krahasuar me të ardhurat prej 74 milionë dollarësh një vit më parë.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat