Bota Postuar më 21 Dhjetor 2022, 10:25

Nafta, e qëndrueshme poshtë 80 USD - Rritja e infektimeve me Covid-19 në Kinë mund të dëmtojë kërkesën

Nga SCAN TV
Nafta, e qëndrueshme poshtë 80 USD - Rritja e infektimeve me Covid-19

Çmimet e naftës po qëndrojnë në rënie të lehtë edhe në sesionin e sotëm, pasi rënia e rezervave të naftës në SHBA ka zbehur shqetësimet për rritjen e infektimeve me Covid-19 në Kinë, që është importuesi më i madh në botë.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet pranë 80 dollarëve për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 76 dollarë për fuçi. Referuar të dhënave në SHBA nga Instituti Amerikan i Naftës, rezervat e naftës bruto ranë me 3.1 milionë fuçi, gjatë javës që u mbyll më 16 dhjetor, ndërsa analistët parashikonin një rënie me 1.7 milionë fuçi. Në anën tjetër, rezervat e benzinës u rritën me 4.5 milionë fuçi.

Megjithatë, investitorët po presin të dhënat zyrtare që publikohen më vonë gjatë ditës së sotme nga Administrata për Informimin mbi Energjinë. Ndërkohë, ministri saudit i naftës, Princi Abdulaziz bin Salman deklaroi në një intervistë për agjencinë shtetërore të lajmeve se, vendimi i OPEC+ për të ulur prodhimin, pavarësisht se u kritikua shumë, rezultoi se ishte i duhuri për të mbështetur stabilitetin në tregje. Por, rritja e infektimeve me Covid-19 në Kinë, mund të ndikojë në ngadalësimin e kërkesës për naftë.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat