Tregjet europiane i rikthehen fitimeve - Sektori i shitjeve me pakicë kryeson fitimet. Inflacioni mund të ketë arritur majën

Bursat europiane i janë rikthyer fitimeve në sesionin e sotëm, duke rikuperuar një pjesë të humbjeve të një dite më parë. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.3% të vlerës, ndërsa sektori i shitjeve me pakicë realizon fitimet më të mëdha, në rritje me 0.9%.
Megjithatë, kujdesi është i lartë për shkak të vendimit surprizë të Bankës së Japonisë për të mos ndryshuar normat e interesit dhe për të rritur sasinë e blerjes së obligacioneve qeveritare. Në anën tjetër, shumica e bankave të tjera qendrore e rritën normën bazë të interesit javën e kaluar me gjysmë pikë përqindje, për të luftuar inflacionin e lartë.
Në fokus të tregjeve do të vijojnë të jetë të dhënat e tërthorta, që mund të sinjalizojnë ecurinë e inflacionit gjatë muajit të fundi të vitit. Analistët shprehen se inflacioni në Eurozonë mund të ketë arritur kulmin dhe tashmë ka filluar tendenca në rënie. Gjithsesi, për shkak të rritjes së konsumit gjatë muajit dhjetor, ecuria e çmimeve mund të regjistrojë një rritje të përkohshme.
SCAN
Sondazh

Elon Musk do të japë dorëheqjen si CEO i Twitter pasi të gjejë "dikë budalla" mjaftueshëm si pasardhës!
Miliarderi Elon Musk konfirmoi të martën se do të largohet nga posti i shefit ekzekutiv të Twitter pasi të gjejë një zëvendësues që është "mjaftueshëm......

Bordi i transparencës - Ulet çmimi i naftës dhe benzinës në vend
Bordi i Transparencës ka publikuar vendimet e reja në lidhje me çmimet e naftës, gazit dhe benzinës në vend të cilat sipas njoftimit janë si rezultat i uljes......

IFC nis bashkëpunim me BE-në / Nxisin integrimin ekonomik në Ballkanin Perëndimor duke mbështetur ekonominë e gjelbër, energjinë e rinovueshme dhe dixhitalizimin
Korporata Ndërkombëtare Financiare (IFC) dhe Bashkimi Evropian kanë nënshkruar projektin e parë të hartuar për trajtimin e çështjeve kryesore të zhvillimit, të......

Gjykata italiane miraton ekstradimin për çështjen “Qatargate” të Parlamentit Europian!
Një i dyshuar për skandalin e madh të korrupsionit që tronditi parlamentin e Bashkimit Europian mund t'i dorëzohet Belgjikës, vendosi një gjykatë......

Fenomeni i emigracionit po dëmton Shqipërinë - Shifra e të rinjve të larguar nga vendi ynë gjithnjë e në rritje
Vit pas viti, fenomeni i emigracionit po merr përmasa alarmante dhe po përfshin segmente të shoqërisë me aftësi. Fenomeni i largimit është më i lartë në......

Ndotja e ajrit në Tiranë, tej normave - Monitorimi i organizatave, në 400 stacione. Agjenica Kombëtare e Mjedisit s’jep asnjë të dhënë
Rezultatet nga matjet periodike për cilësinë e ajrit në 400 stacione në Bashkinë e Tiranës tregojnë se nivelet e ndotësve janë tej normave të lejuara. Matjet......

Kompensimi me kusht 20%, Qeveria pret ta pranojnë 1900 pronarë - Formula që nga viti 2015, nëse heq dorë nga 80% e shumës dëmshperblehesh menjëherë!
Por ndërsa ATP që prej thuajse dy vitesh nuk kryen funksionin vet, e kundërta ndodh me fondin special të kompensimit, ose ajo që njihet si kompensimi me kusht.......

140 milionë dollarë për kompensimin e pronarëve deri në 2025 - Qeveria buxheton fondet, por ATP nuk funksionon që prej fillimit të vitit 2022
Ndërsa Agjencia e Trajtimit të Pronës praktikisht nuk funksionon që prej fillimit të vitit të shkuar, Qeveria vit pas viti akordon në favor të saj buxhetin......