Kompensimi me kusht 20%, Qeveria pret ta pranojnë 1900 pronarë - Formula që nga viti 2015, nëse heq dorë nga 80% e shumës dëmshperblehesh menjëherë!

Por ndërsa ATP që prej thuajse dy vitesh nuk kryen funksionin vet, e kundërta ndodh me fondin special të kompensimit, ose ajo që njihet si kompensimi me kusht. Bëhet fjalë për një formulë e miratuar që në vitin 2015, përmes së cilës pronarëve u jepet mundësia të përfitojnë menjëherë kompensimin në rast se heqin dorë nga shumë totale. Përqindja e kompensimit varion në funksion të kohës që ai jepet.
Për ata pronarë që e duan menjeherë kompensimin, vlera ulet deri në 20% të totalit. Agjencia e Trajtimit të pronave kursen çdo vit miliona dollarë përmes kësaj formule, në një kohë që duket se vitet në vijim, shtimi i pronarëve që pranojnë këtë formulë do të jetë prioritet i saj. Në Projektbuxhetin Afatmesëm 2023-2025, parashikohet që numri i pronarëve të përfshire në këtë sekemë të rritet nga 1,600 e parashikuar për 2023, në 1,936 për 2025.
Vetë Agjencia e Trajtimit të Pronave bën me dije se për tetëmujorin e këtij viti janë lëvruar për 206 subjekte kësti i radhës me fond prej 679 milionë lekë, apo afërisht 6 milionë dollarë. Ndërkohë që gjatë këtij viti 4 subjekte kanë aplikuar për t’u përfshirë në këtë skemë, duke hequr dorë nga kompesnimi i plotë. Në vitin 2021 numri i pronarëve që rezultonin në këtë skemë ishte 209, me një vlerë totale këstesh prej afro 6 milionë dollarësh.
Përmes përfshirjes në këtë formulë të rreth 2 mijë pronarëve, sicc parashikohet në Buxhetin Afatmesëm, Qeveria do të kursente dhjetëra miliona dollarë.
Sipas vetë Qeverisë, fatura financiare e procesit të Kompensimit të pronarëve është rreth 1 miliard dollarë, faturë që pritet të fryhet edhe më tej me ndryshimet e sapo miratuara në Ligjin e Trajtimit të Pronës, të cilat përcaktojnë se pronarët nuk mund të kompensohen më me më pak se 10% të vlerës së pronës.
Lorenc Rabeta/ SCAN
Sondazh

140 milionë dollarë për kompensimin e pronarëve deri në 2025 - Qeveria buxheton fondet, por ATP nuk funksionon që prej fillimit të vitit 2022
Ndërsa Agjencia e Trajtimit të Pronës praktikisht nuk funksionon që prej fillimit të vitit të shkuar, Qeveria vit pas viti akordon në favor të saj buxhetin......

“Mungesë transparencë dhe firma të njëjta kudo” - Dhoma amerikane kritika prokurimeve publike: Krijoni paketën antirryshfet për të rritur besimin
Dhoma Amerikane e Tregtisë ka drejtuar kritika ndaj Agjencisë së Prokurimeve Publike për mostransparencë dhe ulje të produktivitetit të fondeve publike. Në një......

Qeset dhe çantat e pazarit të ri-përdorshme: Po sa herë duhet t’i ripërdorni?!
Beteja kundër qeseve plastike me përdorim të vetëm mund të mos fitohet, por padyshim që është duke u zhvilluar. Kufizime për përdorimin e tyre janë vendosur në......

Çmimi i makinave mund të bjerë 20% vitin e ardhshëm. Ja ku mund të prisni ofertat e para më të mira!
Pas luftës me çmimet astronomike dhe mungesën e automjeteve, blerësit e makinave më në fund po shohin një lehtësim. Tani për tani, krizat e zinxhirit të......

Xiaomi “infektohet” nga COVID-19! - Rikthimi i pandemisë në Kinë detyron kompaninë të shkurtojë 10% vende pune
Korporata kineze Xiaomi ka filluar të pushojë nga puna anëtarë të stafit të sektorit të prodhimit të telefonave celulare dhe shërbimeve të internetit, duke iu......

SHBA, eksportues neto i naftës bruto në 2023 - Vendi shënon aktualisht një rekord shitjeje prej 3.4 milionë fuçi në ditë
Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë aktualisht një fuqi globale eksportuese e naftës së papërnuar gjatë viteve të fundit, por eksportet nuk i kanë tejkaluar......

Revlon del nga falimentimi në prill 2023 - Firma kozmetike arrin marrëveshjen me kreditorët kryesorë
Gjigandi i falimentuar i kozmetikës, Revlon, arriti një marrëveshje ristrukturimi, e cila do i kalonte pronësinë e kompanisë huadhënësve të saj duke hequr nga......

Britania ndihmon qytetarët të blejnë shtëpi - Ofrohet 95% kredi hipotekore për banesën e parë
Qeveria britanike konfirmoi se do të zgjerojë dhe më shumë një program që inkurajon huadhënësit të ofrojnë 95% kredi hipotekore për ata që blejnë për herë të......