Revlon del nga falimentimi në prill 2023 - Firma kozmetike arrin marrëveshjen me kreditorët kryesorë

Gjigandi i falimentuar i kozmetikës, Revlon, arriti një marrëveshje ristrukturimi, e cila do i kalonte pronësinë e kompanisë huadhënësve të saj duke hequr nga skena aksionerët aktualë.
Revlon tani ka mbështetjen e një pjese të huadhënësve të siguruar dhe kreditorëve të pasiguruar, të cilët më parë nuk ishin aspak dakord me njëri tjetrin gjatë falimentimit të kompanisë.
Marrëveshja e ristrukturimit, e cila duhet të miratohet nga një gjykatës për falimentimet në SHBA përpara se të jetë e vlefshme, do të sigurojë 44 milionë dollarë për kreditorët e pasiguruar të Revlon, të cilët në të kundërt do të ishin të fundit në rradhë për shlyerjen e borxheve.
Fraksioni i huadhënësve të siguruar, të cilët përfshijnë kapital privat dhe fonde mbrojtëse, i detyrohet afërsisht 3 miliardë dollarë. Marrëveshja e ristrukturimit kërkon që Revlon të marrë miratimin e gjykatës në 3 prill. Një gjë e tillë do i lejonte kompanisë të dilte nga falimentimi në 17 prill 2023.
Revlon u shpreh se po merr në konsideratë shitjen e mundshme të kompanisë. Marrëveshja e ristrukturimit e lejon Revlon të ndjekë këtë proces, për sa kohë që oferta është mjaftueshëm e lartë për të shlyer plotësisht huadhënësit.
Revlon shpalli falimentimin në qershor duke thënë se borxhi prej 3.5 miliardë dollarë e dobësoi shumë financiarisht, duke e penguar të likujdonte në kohë pagesat për shitësit në zinxhirin furnizues të kozmetikës.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Britania ndihmon qytetarët të blejnë shtëpi - Ofrohet 95% kredi hipotekore për banesën e parë
Qeveria britanike konfirmoi se do të zgjerojë dhe më shumë një program që inkurajon huadhënësit të ofrojnë 95% kredi hipotekore për ata që blejnë për herë të......

Kartëmonedhat e reja me mbretin Charles – Pritet të hyjnë në qarkullim nga mesi i vitit 2024. Ato aktuale do të mbeten në qarkullim
Banka e Anglisë zbuloi kartëmonedhat e reja që tregojnë mbretin Charles të Britanisë Fotografitë e mostrave të reja tregonin monarkun në të katër kartëmonedhat......

Fortnite gjobitet me 520 milionë dollarë - Loja e famshme dhunoi privatësinë e fëmijëve nën moëshën 13 vjeç
Fortnite dhunon privatësinë e lojtarëve të mitur nën 13 vjec. Për këtë arsye krijuesi i video lojës popullore, Epic Games, ka arritur një marrëveshje prej 520......

5 nga frutat më të shëndetshme në botë!
Edel Strazimiri / SCAN Qitro Ngrënia e gjysmë qitroje rregullisht, para çdo vakti, ndihmon për të humbur peshë. Përmbajtja e tij e sheqerit është......

BE bie dakord për kufirin e çmimit të gazit për të mbrojtur konsumatorët!
Nga 15 shkurti, çmimet do të mbahen në 180 euro për megavat orë nëse e kalojnë këtë nivel tre ditë radhazi. Ai pason disa javë grindjesh në të cilat......

Prodhuesi i automjeteve elektrike Lucid shet aksionet – Siguron 1.5 miliardë dollarë nga fondi publik i pasurisë saudite dhe investitorë të tjerë
Prodhuesi i automjeteve elektrike Lucid Group tha se ka përfunduar një ofertë të planifikuar të kapitalit prej 1.5 miliardë dollarësh. Kompania njoftoi për......

'Anti-Meloni': Njihuni me Elly Schlein, yllin e majtë të Italisë!
Partia Demokratike (PD) e qendrës së majtë të Italisë pësoi një disfatë shkatërruese në zgjedhjet e përgjithshme të shtatorit, të cilat panë Vëllezërit e......

Nafta vijon qëndrueshmërinë pranë 80 USD - Paqartësi mbi lehtësimin e masave kundër Covid-19 në Kinë
Nafta po tregtohet e qëndrueshme edhe në sesionin e sotëm, ndërsa po gjendet nën presion të lehtë nga dobësimi i dollarit amerikan përballë monedhave kryesore......