Nafta vijon qëndrueshmërinë pranë 80 USD - Paqartësi mbi lehtësimin e masave kundër Covid-19 në Kinë

Nafta po tregtohet e qëndrueshme edhe në sesionin e sotëm, ndërsa po gjendet nën presion të lehtë nga dobësimi i dollarit amerikan përballë monedhave kryesore ndërkombëtare. Gjithashtu, edhe paqartësitë në lidhje me ndikimin që do të kenë masat lehtësuese kundër Covid-19 në Kinë, po ushtrojnë presion mbi çmimet. Nafta Brent e Londrës po tregtohet pranë 80 dollarëve për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 75 dollarë për fuçi.
Të dyja kontratat u rritën me rreth 1 dollar në sesionin e kaluar. Çmimet u mbështetën nga plani i Shteteve të Bashkuara për të blerë rreth 3 milionë fuçi naftë për të mbushur rezervat strategjike. Një dollar më i dobët i mbështet çmimet, pasi i bën lëndët e para më të lira për zotëruesit e monedhave të tjera. Në një kohë që Kina po lehtëson masat kundër Covid-19, rritja e fundit e infektimeve ka shtuar paqartësitë mbi vendimet që do të marrin autoritetet.
Referuar zhvillimeve të tjera, rezervat e naftës bruto në SHBA parashikohet të kenë rënë me rreth 200 mijë fuçi, javën e kaluar, sipas një sondazhi të Reuters. Në tregun e metaleve të çmuara, ari po tregtohet shumë pranë 1800 dollarëve për onz, ndërsa argjendi po tregtohet në mbi 23 dollarë për onz.
SCAN
Sondazh

Euro dhe paundi, në qëndrueshmëri - Ndërhyrja e Bankës së Japonisë e rrit jenin me rreth 3%
Euro po tregtohet e qëndrueshme pranë 1.06 dollarëve edhe në sesionin e sotëm, ndërsa luhatjet më të mëdha i ka pësuar jeni japonez, që është forcuar ndjeshëm.......

Bursat europiane, në rënie - Vëmendja kthehet te ngadalësimi i ekonomisë në vitin 2023
Tregjet europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, pasi investitorët e kanë rikthyer vëmendjen te ngadalësimi i ekonomisë gjatë vitit 2023. Indeksi......

Çfarë po ndodh në tregun valutor vendas?!
Dollari amerikan ka rikuperuar disi teksa është blerë sot me 107.6 lekë dhe është shitur me 108.5 lekë në raport me një ditë më parë sipas kursit të këmbimit......

Miratohet kredia e dytë për Qukës-Qafë Plloçë - MIE: Loti III mbyllet në 2024-ën. Bushati: Paguhet 2-fish për 1 km rrugë, gangrena e buxhetit
49 mln USD është kredia e radhës për aksin rrugor Qukës – Qafë Plloçë, që parashikohet të shkojë për punimet në lotin III. Marrëveshja e huasë u miratua në......

Italia jep 30 milionë euro për emergjencat e Shqipërisë - Peleshi shpjegon se si do të përdoren paratë
Ngritja e një sistemi për mbrojtjen civile është marrveshja ndërqeveritare me Italinë e miratuar këtë të hënë. Lajmin e bëri të ditur ministri i Mbrojtjes......

“Buxheti 2022 më i madhi në 5 vitet e fundit” - Ecuria e skemës kombëtare. Selmanaj: e arrirë, 23.6 milionë euro për kapacitete të reja
Të sukseshme i konsideron ministria e bujqësisë arritjet për vitin 2022 teksa ndalet tek buxheti prej 5.1 miliardë eurosh duke e konsideruar më të madhin të 5......

6 mijë fermerë në skemat bujqësore, rritje 25% nga 2022 - Projektbuxheti afatmesëm, eksportet bujqësore me rritje në 500 milionë Usd në 2023
Deri në vitin 2025, Ministria e Bujqësisë parashikon të rrisë me 25% numrin e fermerëve të përfshirë në Skemat Kombëtare në këtë sektor, ndërkohë që rrite do......

Qeveria, Eurobond pa votim në Kuvend - Leskaj: Krijohen hapësira për abuzime. Ministria: Nuk bie ndesh me Kushtetutën
Projektligji që kalon të Agjencia e Trajtimit të Kredive kompetencën për miratimin e garancive shtetërore, por veccanërisht, e drejta që i jep vetes Qeveria......