Bota Postuar më 20 Dhjetor 2022, 09:46

Euro dhe paundi, në qëndrueshmëri - Ndërhyrja e Bankës së Japonisë e rrit jenin me rreth 3%

Nga SCAN TV
Euro dhe paundi, në qëndrueshmëri - Ndërhyrja e Bankës

Euro po tregtohet e qëndrueshme pranë 1.06 dollarëve edhe në sesionin e sotëm, ndërsa luhatjet më të mëdha i ka pësuar jeni japonez, që është forcuar ndjeshëm. Banka e Japonisë njoftoi se do të ndryshojë politikën për kontrollin e yield-it të obligacioneve. Pas këtij njoftimi, dollari amerikan humbi rreth 3% të vlerës në raport me jenin, duke zbritur në rreth 132, niveli më i ulët që nga mesi i gushtit. Tashmë, fokusi do të jetë te konferenca për mediat e guvernatorit të Bankës së Japonisë, Haruhiko Kuroda, i cili do të japë detaje edhe mbi programin e lehtësimit sasior.

Indeksi që mat ecurinë e dollarit amerikan, përballë shportës me 6 monedhat kryesore ndërkombëtare po qëndron në rreth 104.4, shumë pranë nivelit më të ulët në 6 muajt e fundit. Ndërkohë, paundi britanik po tregtohet i qëndrueshëm në rreth 1.2150 dollarë dhe investitorët po përllogarisin efektet që do të kenë politikat monetare të bankave qendrore më të mëdha të botës.

Javën e kaluar, Rezerva Federale, Banka Qendrore Europiane dhe Banka e Anglisë rritën me gjysëm pikë përqindje normën bazë të interesit për të luftuar inflacionin e lartë. Në tregun e kriptomonedhave, bitcoin po tregtohet në rreth 16,800 dollarë, ndërsa ethereum po tregtohet në rreth 1210 dollarë.

SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 20 Dhjetor

Çfarë po ndodh në tregun valutor vendas?!

Dollari amerikan ka rikuperuar disi teksa është blerë sot me 107.6 lekë dhe është shitur me 108.5 lekë në raport me një ditë më parë sipas kursit të këmbimit......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat