Europa Postuar më 20 Dhjetor 2022, 09:44

Bursat europiane, në rënie - Vëmendja kthehet te ngadalësimi i ekonomisë në vitin 2023

Nga SCAN TV
Bursat europiane, në rënie - Vëmendja kthehet te ngadalësimi

Tregjet europiane janë hapur në rënie në sesionin e sotëm, pasi investitorët e kanë rikthyer vëmendjen te ngadalësimi i ekonomisë gjatë vitit 2023. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rënie me 0.4%, ndërsa shumica e sektorëve janë hapur në territor negativ.

Javën e kaluar, Banka Qendrore Europiane vendosi të rrisë normën bazë të interesit në 2% nga 1.5% që ishte më parë dhe paralajmëroi se inflacioni do të shkojë brenda objektivit prej 2% në vitin 2025. Presidentja e BQE, Christine Lagarde, sinjalizoi se normat e interesit do të rriten me një hap të qëndrueshëm. Edhe Banka e Anglisë dhe Banka Kombëtare e Zvicrës bënë të njëjtën gjë, duke ndjekur hapin e Rezervës Federale më herët gjatë javës së kaluar.

Edhe shumica e tregjeve të Azi-Paqësorit u mbyllën në rënie në sesionin e sotëm, me bursën e Kinës që realizoi humbjet më të mëdha, pavarësisht angazhimit të qeverisë për të stabilizuar ekonominë prej 17 trilionë dollarë në vitin 2023.

SCAN

Sondazh

Poll
Shqipëria 20 Dhjetor

Çfarë po ndodh në tregun valutor vendas?!

Dollari amerikan ka rikuperuar disi teksa është blerë sot me 107.6 lekë dhe është shitur me 108.5 lekë në raport me një ditë më parë sipas kursit të këmbimit......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat