Shqipëria Postuar më 19 Dhjetor 2022, 15:12

8.3 mld lekë nga taksa për prodhuesit e energjisë - Debatet/ Gënshtenja: Ju duhen para’ për zgjedhje, asnjë fjalë si do shpenzohet fondi

Nga SCAN TV
8.3 mld lekë nga taksa për prodhuesit e energjisë - Debatet/

Qeveria planifikon të mbledhë 8.3 mld lekë nga taksa shtesë për prodhuesit e energjisë. Projektligji, që parashikon taksimin e të ardhurave të realizuara nga shitja e energjisë në tregun e liberalizuar u miratua mes debatesh në Komisionin e Veprimtarive Prodhuese, jo vetëm për shkak të përmbajtjes, por edhe futjes me urgjencë në kalendarin e diskutimit.

Paratë e mbledhura nga kjo taksë parashikohet të shkojnë për mbështetjen financiare për familjet dhe kompanitë e prekura nga rritja e çmimeve të energjisë. Por, deputetët e opozitës akuzuan qeverinë se gjithçka po bëhet për qëllime elektorale, për zgjedhjet vendore të 25 prillit.

Sipas dokumentit të depozituar në Kuvend, kontributi i solidaritetit do llogaritet mbi të ardhurat shtesë të krijuara nga shitja në treg të lirë e energjisë elektrike të prodhuar me çmim më të lartë se 8.5 lekë/kWh. Ndërkohë që, gjysma e këtyre të ardhurave shtesë do të duhet të depozitohet në buxhetin e shtetit.

Propozim vjen në një kohë kur prodhuesit që shesin energji në tregun e liberalizuar kanë rritur fitimet, si pasojë e ritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare. Ndërkohë që, sipas qeverisë kjo taksë është një mjet i përshtatshëm për të trajtuar fitimet e tepërta, në rast rrethanash të paparashikuara.

Ola Mitre / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat