Europa Postuar më 19 Dhjetor 2022, 12:02

Britanisë i duhen 1 milion emigrantë në vit! - Mungesa e fuqisë punëtore nga plakja e popullsisë dhe tkurrja e personelit të kualifikuar

Nga SCAN TV
Britanisë i duhen 1 milion emigrantë në vit! - Mungesa e

Në një kohë kur debati më i madh në Mbretërinë e Bashkuar mbetet emigracioni i paligjshëm, një studim I publikuar sot thekson se vendi duhet të pranojë më shumë se një milion emigrantë çdo vit për të përmbushur kërkesën për fuqi punëtore.

Sipas një raporti të grupit kërkimor të Fondacionit Social të Tregut, mungesa e fuqisë punëtore vjen, ndër të tjera, për shkak të plakjes së popullsisë dhe tkurrjes së personelit mjaftueshëm të kualifikuar.

Autorët e studimit besojnë gjithashtu se emigrantët duhet të "plotësojnë, jo të zhvendosin" fuqinë punëtore vendase.

Raporti vë në dukje "nevojën e Mbretërisë së Bashkuar për t'u fokusuar në strategjinë e imigracionit", duke përfshirë në veçanti, krijimin e "partneriteteve" me vendet e origjinës së migrantëve për t'i përgatitur ata për punën e ardhshme.

Në të njëjtën kohë, ekspertët u bëjnë thirrje autoriteteve britanike që të lidhin një "marrëveshje konstruktive" me Francën për të reduktuar numrin e emigrantëve të paligjshëm që hyjnë në vend përmes kanalit të La Manshit.

Ky vit regjistroi një numër rekord kalimesh të paligjshme në Kanal. Sipas vlerësimeve të fundit të gazetarëve britanikë, deri më tani në këtë mënyrë kanë kaluar pothuajse 45,000 persona, kundrejt 28.500 në vitin 2021. Në mesin e emigrantëve të paligjshëm, shumica janë shtetas të Afganistanit, Iranit, Irakut dhe Shqipërisë.

Dorian Koça / SCAN

Sondazh

Poll
Bota 19 Dhjetor

Who is the new head of SPAK?

Prosecutor Altin Dumani has been elected as the new head of the Special Structure Against Corruption and Organized Crime (SPAK). Three years ago, Duman failed......

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat