Nafta e nis javën në rritje - Mbështetet nga lehtësimi i masave kundër Covid-19 në Kinë

Nafta po qëndron në rritje të lehtë në sesionin e sotëm, për shkak të pritshmërive se kërkesa do të rimëkëmbet gjatë vitit 2023. Çmimet po mbështeten nga vendimi i qeverisë kineze për të lehtësuar masat kundër Covid-19 dhe nga lajmet se Shtetet e Bashkuara do të blejnë mbrapsht rezervat e naftës që janë hedhur në treg. Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 79 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 74 dollarë për fuçi.
Të dy bençmarkët ranë me më shumë se 2 dollarë në sesionin e së premtes, pas komenteve të Bankës Qendrore Europiane dhe Rezervës Federale se, për shkak të rritjes së interesave, ekonomitë mund të shkojnë drejt recesionit. Kina, që është importuesja më e madhe e naftës në botë, po lehtëson gradualisht masat kundër Covid-19, pavarësisht se në disa rajone po regjistrohet një rritje e numrit të infektimeve.
Gjithashtu, qeveria kineze premtoi se do të fokusohet në mbësstetjen e ekonomisë që vlerësohet në rreth 17 trilionë dollarë. Edhe vendimi i Departamentit të Energjisë në SHBA për të blerë naftën e hedhur në treg për të rimbushur rezervat strategjike kanë përforcuar parashikimin për çmime më të larta. Në tregun e metaleve të çmuara, ari po tregtohet në rreth 1790 dollarë për onz, ndërsa argjendi po tregtohet në rreth 23.2 dollarë për onz.
SCAN
Sondazh

Euro zgjeron fitimet përballë USD - Monedha mbështetet nga ndryshimi i projeksioneve mbi inflacionin
Euro e ka nisur në rritje edhe këtë javë, në raport me dollarin amerikan, pas fitimeve me rreth 1% javën e kaluar. Monedha europiane vijon të mbështetet nga......

Who is the new head of SPAK?
Prosecutor Altin Dumani has been elected as the new head of the Special Structure Against Corruption and Organized Crime (SPAK). Three years ago, Duman failed......

Bursat europiane, në rritje të lehtë - Bien aksionet e Netflix, kompania fonde për reklamat për shkak të rënies së shikueshmërisë
Tregjet europiane janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, pas një jave shumë të paqëndrueshme si pasojë e vendimeve dhe parashikimeve të bankave qëndrore më......

Spitalet gjermane paralajmërojnë për mungesë akute medikamentesh e ilaçesh!
Mes mungesës së medikamenteve në farmacitë gjermane, federata e spitaleve të vendit thotë se objektet e kujdesit shëndetësor janë gjithashtu të prekura.......

Çfarë janë bankat e ngrohta, ku njerëzit shkojnë për t'i shpëtuar të ftohtit?!
Mijëra banka të ngrohta janë ngritur në mbarë Mbretërinë e Bashkuar duke u ofruar njerëzve një hapësirë ku ata mund të shpëtojnë nga shtëpitë e......

Pse SHBA vendosi 36 kompani të tjera kineze në listën e zezë tregtare!
Departamenti Amerikan i Tregtisë po shton 36 kompani kineze të teknologjisë së lartë, duke përfshirë prodhues të pajisjeve të aviacionit, kimikateve dhe çipave......

Raporti: Përdorimi i qymyrit në botë po rritet në nivele të reja në 2022!
Përdorimi i qymyrit në të gjithë botën do të arrijë një rekord të ri këtë vit mes kërkesës së vazhdueshme të lartë për lëndë djegëse fosile shumë ndotëse, tha......

Udhëheqësit e BE-së kërkojnë të përballen me SHBA-në dhe të shmangin luftën tregtare!
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kërkuan mënyra për t'i bërë ballë Shteteve të Bashkuara lidhur me planin e saj të ri të teknologjive të gjelbra që ata thonë......