Europa Postuar më 19 Dhjetor 2022, 10:11

Bursat europiane, në rritje të lehtë - Bien aksionet e Netflix, kompania fonde për reklamat për shkak të rënies së shikueshmërisë

Nga SCAN TV
Bursat europiane, në rritje të lehtë - Bien aksionet e Netflix,

Tregjet europiane janë hapur në rritje në sesionin e sotëm, pas një jave shumë të paqëndrueshme si pasojë e vendimeve dhe parashikimeve të bankave qëndrore më të mëdha të botës. Indeksi pan-Europian Stoxx 600 e ka nisur ditën në rritje me 0.2% të vlerës, ndërsa shumica e sektorëve janë në territor pozitiv. Banka Qendrore Europiane e rriti normën bazë të interesit me gjysëm pikë përqindje, në 2%, nga 1.5% që ishte më parë.

Gjithashtu, BQE tha se rritja e normave të interesit do të vijojë me një hap të qëndrueshëm. Edhe Banka e Anglisë dhe Banka Kombëtare e Zvicrës rritën po me gjysëm pikë përqindje normën bazë të interesit. Ndërkohë, shumica e tregjeve në rajonin e Azi-Paqësorit patën një tendencë në rënie, ndërsa kontratat “futures” në Wall Street sugjerojnë një hapje në territor pozitiv.

Përsa i përket korporatave, aksionet e Netflix ranë me 8.6% të premten e kaluar, pas raportimeve se kompania po financon para për të reklamuar aktivitetin e saj, për shkak të mos arritjes së objektivit të shikimeve.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat