Spitalet gjermane paralajmërojnë për mungesë akute medikamentesh e ilaçesh!

Mes mungesës së medikamenteve në farmacitë gjermane, federata e spitaleve të vendit thotë se objektet e kujdesit shëndetësor janë gjithashtu të prekura. Politikanët po mendojnë të rrisin prodhimin vendas, edhe nëse kushton më shumë.
Profesionistët e mjekësisë në Gjermani paralajmëruan të premten se problemet e furnizimit e transportit kanë çuar në mungesë të medikamenteve të rëndësishme dhe kërkuan që prodhimi të rikthehet në Gjermani.
“Problemet e furnizimit po shkaktojnë gjithnjë e më shumë probleme të rënda, përfshirë spitalet”, tha kreu i Federatës Gjermane të Spitaleve (DKG), Gerald Gaß për grupin mediatik Funke. Situata është veçanërisht e rëndë për antibiotikët, ilaçet kundër kancerit dhe mjekimet urgjente për sulmet në zemër dhe goditjet në tru.
"Tani duhet të fillojmë të kthejmë gjithçka. Ndoshta duhet të diskutojmë gjithashtu nevojën për kapacitete prodhuese vendase për mjekimin thelbësor në nivel kombëtar," i tha transmetuesit publik ZDF, Christian Karagiannidis, një anëtar i komitetit qeveritar për kujdesin spitalor.
Kjo vjen mes një vale të hershme dhe jashtëzakonisht të rëndë të sëmundjeve të ftohta dhe të ngjashme me gripin në Gjermani, duke çuar në një kërkesë jashtëzakonisht të lartë për ilaçe pa recetë dhe mungesa të stafit në farmaci dhe objekte mjekësore.
Prodhimi i barnave kryesore, veçanërisht atyre më të lira, ku patentat kanë skaduar prej kohësh, si p.sh. ibuprofeni dhe shurupet e kollës, u zhvendos në vende më të lira si Kina dhe India gjatë dekadës së fundit, por disa prej tyre kanë pasur probleme të mëdha të prodhimit ose dërgimit.
Kapaciteti prodhues nuk është gjithashtu mjaftueshëm i madh për të përmbushur kërkesën në rritje për medikamente të caktuara. Së fundmi, spitalet kanë paralajmëruar se po përballen me mungesa të medikamenteve për fëmijët, si shurupet për ethe dhe kollë.
Andrew Ullman, eksperti shëndetësor për Partinë Demokrate të Lirë pro-biznesit, i tha radio transmetuesit RBB se një nga problemet është numri i vogël i prodhuesve që ushqejnë tregun europian për barna të caktuara. Ai dha shembullin e antibiotikëve që furnizohen nga vetëm një ose dy kompani në Azi që gëzojnë përfitime monopoli.
Një sugjerim ka qenë grumbullimi i barnave të nevojshme, veçanërisht në prag të dimrit kur sëmundje të tilla si gripi përhapen në mënyrë të shfrenuar. Por Karagiannidis paralajmëroi se shumë ilaçe nuk mund të grumbullohen pafundësisht për shkak të datave të përdorimit të tyre.
Qeveria e koalicionit gjerman, e cila përfshin FDP-në, ka rënë dakord të zhvendosë prodhimin e barnave me recetë në Gjermani. Por në afat të shkurtër, qeveria po punon "intensivisht" për të gjetur një zgjidhje për mungesat, sipas Ministres së Familjes dhe Rinisë Lisa Paus, duke përfshirë gjetjen e medikamenteve zëvendësuese për ftohjet, gripin dhe viruset e frymëmarrjes.
Heike Baehrens, zëdhënësja për politikën shëndetësore për Social Demokratët (SPD) partia më e madhe në qeverinë e koalicionit u bëri thirrje farmacistëve që të mos grumbullojnë medikamente gjatë kësaj kohe, duke u kërkuar atyre që "të rezervojnë me të vërtetë vetëm për një javë".
"Duhet ta kthejmë prodhimin e ilaçeve në Europë," kërkoi ekspertja shëndetësore e FDP-së, Christine Aschenberg-Dugnus, duke iu bashkuar thirrjeve në rritje për një zgjidhje afatgjatë të problemit.
Edel Strazimiri / SCAN
Sondazh

Çfarë janë bankat e ngrohta, ku njerëzit shkojnë për t'i shpëtuar të ftohtit?!
Mijëra banka të ngrohta janë ngritur në mbarë Mbretërinë e Bashkuar duke u ofruar njerëzve një hapësirë ku ata mund të shpëtojnë nga shtëpitë e......

Pse SHBA vendosi 36 kompani të tjera kineze në listën e zezë tregtare!
Departamenti Amerikan i Tregtisë po shton 36 kompani kineze të teknologjisë së lartë, duke përfshirë prodhues të pajisjeve të aviacionit, kimikateve dhe çipave......

Raporti: Përdorimi i qymyrit në botë po rritet në nivele të reja në 2022!
Përdorimi i qymyrit në të gjithë botën do të arrijë një rekord të ri këtë vit mes kërkesës së vazhdueshme të lartë për lëndë djegëse fosile shumë ndotëse, tha......

Udhëheqësit e BE-së kërkojnë të përballen me SHBA-në dhe të shmangin luftën tregtare!
Udhëheqësit e Bashkimit Evropian kërkuan mënyra për t'i bërë ballë Shteteve të Bashkuara lidhur me planin e saj të ri të teknologjive të gjelbra që ata thonë......

Musk do të rivendosë llogaritë e gazetarëve të pezulluar së fundmi në Twitter!
Elon Musk rivendosi llogaritë në Twitter të disa gazetarëve që u pezulluan për një ditë për shkak të polemikave për publikimin e të dhënave publike për......

Si robotët industrialë kinezë po heqin njerëzit nga puna, duke ulur pagat?!
Përdorimi i robotëve industrialë në vendin e punës çon në ulje të numrit të vendeve të punës, ulje të punësimit dhe pagave, thonë studiuesit e ekonomisë.......

Analizë/ Cilat vende i paguajnë më shumë dhe më pak infermierët në Europë?!
Deri në 100,000 infermierë në Mbretërinë e Bashkuar do të hyjnë në grevë më 15 dhe 20 dhjetor për më rritje pagash dhe nuk është i vetmi vend në të cilin......

Turizmi, “hov” hotelet dhe agjencitë - Shërbimet dhe të mirat rrisin shitjet dhe pagat përgjatë tremujorit të tretë të vitit
Shifrat nga “Instituti i Statistikave” në publikimin mbi statistikat afatshkurtra tregojnë se shërbimet gjatë tremujorit të tretë të vitit paraqiten me rritje......