Turizmi, “hov” hotelet dhe agjencitë - Shërbimet dhe të mirat rrisin shitjet dhe pagat përgjatë tremujorit të tretë të vitit

Shifrat nga “Instituti i Statistikave” në publikimin mbi statistikat afatshkurtra tregojnë se shërbimet gjatë tremujorit të tretë të vitit paraqiten me rritje pothuaj në të gjithë indekset, por po ashtu edhe prodhimi i të mirave. Rritjen më të madhe e regjistrojnë hotelet dhe agjencitë e udhëtimit, si në shitje ashtu edhe në numër të punësuarish dhe paga.
Kjo rritje në këtë sektor është kryesisht rezultat i performancës së mirë të sezonit turistik, që e kanë konfirmuar edhe shumë indikatorë të tjerë. Kështu agjencitë e udhëtimit paraqesin një rritje të shitjeve neto me 53.9% krahasuar me një vit më parë, e cila është dhe shifra më e lartë për këtë indeks nga të gjitha aktivitetet e marra në analizë.
Rritje paraqesin dhe indeksi i numrit të të punësuarve me 18.1% dhe fondi i pagave me 44.7%. Hotelet po ashtu regjistrojnë rritje gjatë tremujorit të tretë të këtij viti. Indeksi i shitjeve në volum për aktivitetin hotele është rritur me 38.7%, ndërsa nga ana tjetër, indeksi i numrit të të punësuarve është rritur me 10.5%. Fondi i pagave është rritur me 34.7%. Nga të dhënat vihet re se indeksi i fondit të pagave gjatë tremujorit të tretë të vitit 2022 është rritur për të gjitha aktivitetet, krahasuar me të njejtën periudhë të një viti më parë.
"Bar-Restorantet" po ashtu paraqiten me rritje në të gjithë indekset, ku rritjen më të lartë e ka pësuar në indeksin e pagave me 34.7%. Të vetmit tregues me rënie, sipas shifrave të INSTAT, janë indeksi i shitjeve neto në volum për aktivitetet arkitekturore dhe inxhinerike me 5.2% dhe numri i të punësuarve për aktivitetin “Tregti”. Nga ana tjetër, “Informacioni dhe Komunikacioni” regjistron rritjen më të lartë të fondit të pagave me 49.8%.
Instituti i Statistikave ndër të tjera ka publikuar gjithashtu treguesit tremujorë mbi prodhuesit e të mirave për tremujorin e tretë të këtij viti. Këta tregues sinjalizojnë rritje të indekseve të shitjeve dhe të prodhimit në sektorë të ekonomisë siç janë Industria, Energjia elektrike, Furnizimi me ujë apo Trajtimi dhe menaxhimi i mbetjeve. Sipas shifrave, nga këto grupe rritjen më të lartë të shitjeve neto e ka “Grumbullimi, trajtimi dhe furnizimi me ujë” dhe “Energji elektrike, Gaz, Avull” me 29.9% dhe 28.7%. Sa i përket indeksit të prodhimit në volum rritjen më të lartë e ka regjistruar grupi “Energji elektrike, Gaz, Avull” me 33.3%.
Xhorxhina Deda/ SCAN
Sondazh

Të ndalohen me ligj zjarret në bujqësi, janë krim mjedisor - Projektligji, në Kuvend: Dëmtojnë turizmin, ndotin ajrin dhe rrezikojnë jetën e njerëzve
Është depozituar në Kuvend një projektligj i cili ndalon zjarrëvenien e tokave apo mbetjeve bujqësore, fenomen që ndodh ccdo vit në Shqipëri. Drafti është......

Investitorët, interes për energjinë e erës - Pas 15 vitesh nga licenca e fundit, depozitohet aplikimi për central 50 MW
Pas një interesi në rritje për ndërtimin e centraleve diellore, investitorët po shfaqin interes edhe për energjinë e prodhuar nga era. Pranë Ministrisë së......

Lehtësim i kredive në bankat tregtare - Parashikimi i qeverisë/ Rritja ekonomike në 4 % në tre vjet, mbështetje në konsum
Qeveria parashikon që viti 2022 të mbyllet me rritje ekonomik në nivelin 4.1 përqind të Prodhimit të Brendshëm Bruto, ndërsa përgjatë periudhës afatmesme në......

Infermierët në grevë, sa paguhen në Europë? - Luksemburgu i paguan më shumë, ndërsa Lituania më pak
Më shumë se 100 mijë infermierë në Mbretërinë e Bashkuar janë në grevë që prej datës 15 dhjetor deri në 20 të këtij muaji, duke kërkuar rritje pagash. Kjo......

Çmimet e shtëpive në Turqi prekin “majat” - Gjendja ekonomike edhe më e rëndë, për shkak të inflacionit të lartë
Personat me pagë minimale në Turqi e kanë pothuajse të pamundur të sigurojnë strehim për vete dhe familjet e tyre, pasi vendi po regjistron nivele rekord të......

Hap automjetin tënd si një celular - Genesis SUV me njohje faciale dhe të gjurmës së gishtit
Prodhuesi korean i automjeteve Genesis do të nxjerrë në shitje vitin e ardhshëm një automjet që mund të hapet dhe mbyllet me anë të njohjes faciale, ndërsa......

Kriza prek Goldman Sachs, pushon 4 mijë punonjës - Eliminon shpërblimet vjetore për ata me performancë të dobët
Goldman Sachs Group po planifikon të pushojë rreth 4 mijë punonjës, si pasojë e rënies së numrit të marrëveshjeve këtë vit. Banka do të jetë më e dobët në......

Si një nga qytetet më të mbipopulluara në botë po redukton lëvizjen me makina?!
A keni vozitur ndonjëherë në Londër? Atëherë me siguri keni ngecur në një bllokim trafiku në Londër, gjithashtu. Kryeqyteti i Mbretërisë së Bashkuar shpesh e......