Infermierët në grevë, sa paguhen në Europë? - Luksemburgu i paguan më shumë, ndërsa Lituania më pak

Më shumë se 100 mijë infermierë në Mbretërinë e Bashkuar janë në grevë që prej datës 15 dhjetor deri në 20 të këtij muaji, duke kërkuar rritje pagash. Kjo është greva e parë e këtij lloji në historinë e kësaj sindikate dhe më e madhja në vend.
Por pagat aktuale dhe niveli i inflacionit sugjerojnë se kjo nuk duhet të jetë një surprizë. Paga vjetore bruto e infermierëve në spitalet e vendit është rritur me 10% në terma nominalë, por ra me 6% në terma realë midis 2010-ës dhe 2019-ës sipas të dhënave të publikuara nga Organizata për Bashkëpunim Ekonomik dhe Zhvillim.
Por Mbretëria e Bashkuar nuk është i vetmi vend në të cilin personeli mjekësor ka organizzuar greva këtë vit.
Në Spanjë mijëra anëtarë të personelit shëndetësor, përfshirë doktorë që punojnë në urgjencë, u futën në grevë në nëntor. Përvec një rritjeje të konsiderueshme të pagave të tyre ata kërkuan dhe më shumë staf e burime.
Në Francë sektori i shëndetësisë u bashkua në protesta në qytete të ndryshme të vendit duke kërkuar rritje pagash dhe më shumë personel; të njëjtën gjë kishin bërë dhe kolegët e tyre në Gjermani në muajin mars.
Në Turqi personeli shëndetësor u fut në grevë për paga më të larta dhe kushte më të mira pune, po në muajin mars. Ata organizuan protesta në qytete të ndryshme të vendit duke kërkuar më shumë siguri pasi në kardiolog u vra nga familjari i një pacienti. Sipas shoqatës së mjekësisë në Turqi, mijëra mjekë truq kanë braktisur vendin në kërkim të një pune më fitimprurëse jashtë. Pjesa më e madhe janë zhvendosur në Gjermani.
Ka ndryshime shumë domethënëse për sa i përket pagave të infermierëve në vende të ndryshme të Europës.
Në vitin 2020 – viti më i afërt me të dhëna të konfirmuara – pagat vjetore të infermierëve në spitale varionin nga 11.880 euro në Lituani në 101 mijë euro në Luksemburg. Këto të dhëna përfshijnë 25 vende europiane.
Duek përjashtuar Luksemburgun, pagat vjetore më të mira janë mbi 50 mijë euro në shtatë vende. Ndërsa Gjermania me 47 mijë euro dhe Mbretëria e Bashkuar me 43 mijë euro në vit nuk janë mes këtyre shtatë vendeve. Infermierët në Francë dhe Itali paguhen sa gjysma e atyre në Belgjikë dhe Zvicër.
Paga vjetore për një infermiere në Francë është 35 mijë euro dhe në Itali 29 mijë euro. Ndërsa në Belgjikë kolegët e tyre paguhen 72 mijë euro në vit dhe në Zvicër 70 mijë euro.
Me pagat më të ulëta për infermierët, Lituania me 11.880 euro në vit renditet prapa Turqisë me 12 mijë euro dhe Letonisë me 13 mijë euro.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Çmimet e shtëpive në Turqi prekin “majat” - Gjendja ekonomike edhe më e rëndë, për shkak të inflacionit të lartë
Personat me pagë minimale në Turqi e kanë pothuajse të pamundur të sigurojnë strehim për vete dhe familjet e tyre, pasi vendi po regjistron nivele rekord të......

Hap automjetin tënd si një celular - Genesis SUV me njohje faciale dhe të gjurmës së gishtit
Prodhuesi korean i automjeteve Genesis do të nxjerrë në shitje vitin e ardhshëm një automjet që mund të hapet dhe mbyllet me anë të njohjes faciale, ndërsa......

Kriza prek Goldman Sachs, pushon 4 mijë punonjës - Eliminon shpërblimet vjetore për ata me performancë të dobët
Goldman Sachs Group po planifikon të pushojë rreth 4 mijë punonjës, si pasojë e rënies së numrit të marrëveshjeve këtë vit. Banka do të jetë më e dobët në......

Si një nga qytetet më të mbipopulluara në botë po redukton lëvizjen me makina?!
A keni vozitur ndonjëherë në Londër? Atëherë me siguri keni ngecur në një bllokim trafiku në Londër, gjithashtu. Kryeqyteti i Mbretërisë së Bashkuar shpesh e......

BE ka një marrëveshje të re për të arritur 'drejtësinë tatimore' – Ja si do të funksionojë!
Bashkimi Europian është një hap më afër arritjes së asaj që e quan "drejtësia tatimore". Pas më shumë se një viti grindjesh politike dhe kërcënimesh me veto,......

OKB dënon vendimin e Twitter për të pezulluar llogaritë e gazetarëve - BE kërcënon me sanksione!
Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë dënuar vendimin e Twitter për të pezulluar disa gazetarë që mbulojnë platformën e mediave sociale dhe pronarin e......

Çfarë duhet bërë nëse bie ashensori?
Për fat të mirë, ashensorët janë të pajisur me shumë sisteme sigurie. Por nëse do të ndodhte që ai të binte, a nuk do të ishte mirë që të kufizonim......

Kush është kreu i ri i SPAK. Karriera/ Nga detyra e viteve 2000 që nuk e pranonte askush te Krimet e Rënda
Prokurori Altin Dumani është zgjedhur si drejtuesi i ri i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Tre vite më parë, Dumani......