Kriza prek Goldman Sachs, pushon 4 mijë punonjës - Eliminon shpërblimet vjetore për ata me performancë të dobët

Goldman Sachs Group po planifikon të pushojë rreth 4 mijë punonjës, si pasojë e rënies së numrit të marrëveshjeve këtë vit. Banka do të jetë më e dobët në vitin 2023, por do të ketë akoma më shumë punonjës se para pandemisë. Goldman kishte rreth 49 mijë të punësuar në muajin shtator nga rreth 38 mijë në fund të 2019-ës.
Goldman gjithashtu pritet të reduktojë, dhe në disa raste të eliminojë, shpërblimet vjetore të punonjësve me performacë të dobët.
Njësoj si bankat e tjera të Wall Street, Goldman punësoi në mënyrë agresive përgjatë 2020-ës dhe 2021-shit, duke sjellë shumë punonjës të rinj për të ndihmuar në rimëkëmbjen e grupit. Por ky vit tregoi një histori ndryshe: ngadalësim ekonomik, lufta në Europë dhe rritja e normave të interesit shkaktuan një treg të rënduar për aksionet dhe një rënie në numrin e marrëveshjeve të arritura. Morgan Stanley gjithashtu pushoi nga puna shumë persona këtë muaj. Shkurtime të ngjashme kanë përfshirë kompanitë të tjera amerikane.
Disa nga shkurtimet e vendeve të punës në Goldman do të jenë pjesë e rishikimeve vjetore të fuqisë punëtore. Në pjesën më të madhe të kohës, Goldman kryesisht largon performuesit e dobët gjatë atij procesi, por pushimet nga puna u pezulluan gjatë pandemisë.
Heqja e bonuseve është një tjetër veprim që Goldman mund të bëjë për të reduktuar shpenzimet. Ashtu si shumica e punonjësve të Wall Street, stafi i Goldman mori një pjesë të madhe të kompensimit të tyre në pagesa vjetore, lidhur me performancën e tyre dhe të firmës në përgjithësi.
Punonjësit që nuk marrin bonus zakonisht e interpretojnë atë si një ftesë për t'u larguar. Eliminimi i bonuseve për partnerët me pagesë të lartë dhe drejtuesit e tjerë mund t'i japë gjithashtu bankës liri veprimi për të ruajtur kompensimin për bankierët e rinj.
Goldman në tetor njoftoi një riorganizim të bizneseve të saj, pjesë e një shtytjeje për të tërhequr më shumë vëmendjen ndaj bizneseve të saj të menaxhimit të aseteve dhe pasurisë, ku mund të shkurtojë tarifat relativisht të qëndrueshme.
Morgan Stanley në fillim të këtij muaji shkurtoi rreth 2% të fuqisë punëtore të saj globale, ose rreth 1.600 vende pune.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Si një nga qytetet më të mbipopulluara në botë po redukton lëvizjen me makina?!
A keni vozitur ndonjëherë në Londër? Atëherë me siguri keni ngecur në një bllokim trafiku në Londër, gjithashtu. Kryeqyteti i Mbretërisë së Bashkuar shpesh e......

BE ka një marrëveshje të re për të arritur 'drejtësinë tatimore' – Ja si do të funksionojë!
Bashkimi Europian është një hap më afër arritjes së asaj që e quan "drejtësia tatimore". Pas më shumë se një viti grindjesh politike dhe kërcënimesh me veto,......

OKB dënon vendimin e Twitter për të pezulluar llogaritë e gazetarëve - BE kërcënon me sanksione!
Kombet e Bashkuara dhe Bashkimi Europian kanë dënuar vendimin e Twitter për të pezulluar disa gazetarë që mbulojnë platformën e mediave sociale dhe pronarin e......

Çfarë duhet bërë nëse bie ashensori?
Për fat të mirë, ashensorët janë të pajisur me shumë sisteme sigurie. Por nëse do të ndodhte që ai të binte, a nuk do të ishte mirë që të kufizonim......

Kush është kreu i ri i SPAK. Karriera/ Nga detyra e viteve 2000 që nuk e pranonte askush te Krimet e Rënda
Prokurori Altin Dumani është zgjedhur si drejtuesi i ri i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Tre vite më parë, Dumani......

Rruga dytësore Tiranë-Durrës, në mëshirë të fatit. Shoferët: Na shkatërroi makinat. Bizneset: Nuk lëvizim dot për të punuar
Kjo është situata që çdo ditë një shofer që kalon në rrugën dytësore Tiranë-Durrës (Rinas), që është edhe rruga e zonës industriale, duhet të përjetojë. Rrugë......

"AKM nuk respekton procedurat për VNM-të”, Ndreka: Problem i madh edhe përmbajtja, Agjencia Kombëtare e Mjedisit s’duhet t’i pranojë
Agjencia Kombëtare e Mjedisit nuk respekton procedurat për miratimin e raporteve të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, që është hapi kryesor për dhënien e......

Huaja e papërdorur e pandemisë, 400 milionë euro rezervë për Shqipërinë - BQE zgjat marrëveshjen me BSH, fondi mund të përdoret ku ka nevojë për likuiditet
Banka e Shqipërisë dhe Banka Qendrore Europiane kanë zgjatur deri në janar 2024 një marrëveshje ekzistuese për sigurimin e likuiditetit. Në marrëveshjen......