Çfarë duhet bërë nëse bie ashensori?

Për fat të mirë, ashensorët janë të pajisur me shumë sisteme sigurie. Por nëse do të ndodhte që ai të binte, a nuk do të ishte mirë që të kufizonim dëmet?
Kavo që është shkëputur, kabina në rënie të lirë, përplasja finale: është një sekuencë tipike e filmave horror dhe një nga ankthet më të këqija. Në realitet ama është vetëm një hipotezë.
Ashensori është një nga mjetet e transportit më të sigurta në botë (21 herë më shumë se shkallët e lëvizshme) dhe ka një sistem me nivel të lartë sigurie (për shembull nga 6 deri në 12 kavo çeliku) që parandalon rënie fatale.
Por nëse për arsye të paparashikueshme (si tërmet ose një atentat terrorist) ankthi do të materializohen dhe ne të ishim në një situatë të tillë, kur ashensori po bie, çfarë duhet të bëjmë?
BËJ GJËNË E DUHUR. Sipas ekspertit Eliot H. Frank të qendrës së inxhinierisë biomjekësore të “Massachusetts Institute of Technology (Mit)” të Bostonit, të bësh veprimin më instiktiv, domethënë të përkulesh, nuk është e këshillueshme: rrezikon të shkaktosh thyerje të rënda të gjunjve e të shtyllës kurrizore.
Po ashtu duhet eliminuar tentativa për t’u hedhur në momentin e përplasjes si mënyrë për të kompensuar shpejtësinë e rënies. Edhe sikur të jemi të aftë në aspektin sportiv për ta bërë një gjë të tillë, shpjegon eksperti, i vetmi rezultat do të ishte përplasja e kokës me çatinë e ashensorit e dëmtimi i kokës.
TË SHTRIHESH. Strategjia më e mirë e mbijetesës, edhe pse është më pak instiktive, është që të shtrihemi me bark në dyshemenë e ashensorit, duke mbuluar kokën.
Në këtë mënyrë, forca e përplasjes (proporcionalisht me peshën dhe shpejtësinë) do të shpërndahej në të gjithë trupin, duke ulur kështu rrezikun e frakturave e dëmtimeve të brendshme.
E . S / SCAN
Sondazh

Kush është kreu i ri i SPAK. Karriera/ Nga detyra e viteve 2000 që nuk e pranonte askush te Krimet e Rënda
Prokurori Altin Dumani është zgjedhur si drejtuesi i ri i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Tre vite më parë, Dumani......

Rruga dytësore Tiranë-Durrës, në mëshirë të fatit. Shoferët: Na shkatërroi makinat. Bizneset: Nuk lëvizim dot për të punuar
Kjo është situata që çdo ditë një shofer që kalon në rrugën dytësore Tiranë-Durrës (Rinas), që është edhe rruga e zonës industriale, duhet të përjetojë. Rrugë......

"AKM nuk respekton procedurat për VNM-të”, Ndreka: Problem i madh edhe përmbajtja, Agjencia Kombëtare e Mjedisit s’duhet t’i pranojë
Agjencia Kombëtare e Mjedisit nuk respekton procedurat për miratimin e raporteve të Vlerësimit të Ndikimit në Mjedis, që është hapi kryesor për dhënien e......

Huaja e papërdorur e pandemisë, 400 milionë euro rezervë për Shqipërinë - BQE zgjat marrëveshjen me BSH, fondi mund të përdoret ku ka nevojë për likuiditet
Banka e Shqipërisë dhe Banka Qendrore Europiane kanë zgjatur deri në janar 2024 një marrëveshje ekzistuese për sigurimin e likuiditetit. Në marrëveshjen......

The new income tax has been delayed until 2024
The income tax bill will not be approved in December, and its implementation will be delayed until 2024. The Economy Commission has held a hearing with......

Sa do të kushtojë “tryeza festive” me çmimet e “kripura”? - Llogaritja për 4 persona: 29.8% më e shtrenjtë se një vit më parë!
Shpenzimet për natën e Vitit të ri 2022-2023 priten të jenë më të shtrenjta si për familjet me të ardhura të larta por dhe ato familje të cilat me sakrificë......

Tatimi i ri mbi të ardhurat shtyhet në 2024-ën - Grupet e interesit: Të rishikohet drafti, penalizues dhe sjell regres
Projektligji për tatimin mbi të ardhurat nuk do të miratohet në muajin dhjetor dhe hyrja në fuqi do të shtyhet për në vitin 2024. Komisioni i Ekonomisë ka......

Konsumi është rritur - Shitjet me pakicë, rritje me 4.6% këtë sezon veror, sidomos ushqimet, pijet dhe duhani
Shifrat e "Institutit të Statistikave" sinjalizojnë rritje të shitjeve më pakicë gjatë tremujorit të tretë të këtij me 4.6%, krahasuar me një vit më parë.......