Konsumi është rritur - Shitjet me pakicë, rritje me 4.6% këtë sezon veror, sidomos ushqimet, pijet dhe duhani
Shifrat e "Institutit të Statistikave" sinjalizojnë rritje të shitjeve më pakicë gjatë tremujorit të tretë të këtij me 4.6%, krahasuar me një vit më parë. Përgjatë kësaj periudhe indeksi i volumit të shitjeve në tregtinë me pakicë shënoi 137,5. Edhe në terma tremujorësh, volumi i shitjeve me pakicë shihet të ketë pësuar rritje me 1.6% gjatë tremujorit të tretë të këtij viti, kahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2022. Pavarësisht rritjes vjetore dhe tremujore, ndryshimi mujor gjatë shtatorit i indeksit të shitjeve në tregtinë me pakicë paraqitet negativ, kjo për shkak të efektit të sezonit veror. Volumi i shitjeve nga muaji gusht 2022 në muajin shtator të po këtij viti ka pësuar rënie me 3.6%.
Në tregtinë me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve, volumi i shitjeve në tremujorin e tretë 2022 është rritur me 4,8%, kundrejt tremujorit të tretë të vitit 2021. Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve është rritur me 4,9%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021. Nga ana tjetër, volumi i shitjeve për grupin “Artikuj jo-ushqimorë në njësi tregtare të specializuara dhe jo të specializuara” është rritur 4.6%, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit paraardhës. Në grupin “Tregti hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“, volumi i shitjeve është rritur me 3,9%, krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit 2021.
Sa i përket ndryshimit tremujor të shitjeve, përshtatur sezonalisht, në grupin “Tregti me pakicë, pa përfshirë tregtinë me pakicë të hidrokarbureve në njësi tregtare të specializuara” është rritur me 2.9%, krahasuar me tremujorin paraardhës. Në grupin “Ushqime, pije, duhan në njësi tregtare jo të specializuara dhe të specializuara”, volumi i shitjeve, përshtatur sezonalisht është rritur me 1.7% krahasuar me tremujorin paraardhës. Në grupin “Tregti me pakicë hidrokarbure në njësi tregtare të specializuara“ volumi i shitjeve i përshtatur sezonalisht është rritur me 3.2%, kundrejt tremujorit të dytë të vitit 2022.
Por si paraqitet ndryshimi mujor i indeksit të shitjeve neto në tregtinë me pakicë? Të dhënat nga Instituti i Statistikave flasin për një rënie me 3.6% të treguesit të pëgjithshëm dhe një rënie të shitjeve të artikujve jo-ushqimore me 0.5%.
Xhorxhina Deda / SCAN
Sondazh

Varfëria është “ulur këmbëkryq” - Arbër Hajdari për “Studio Intel”: Kemi 3-4 herë më shumë kërkesa se 3 vite më parë
Të enjten në mbrëmje në Studio Intel u diskutua për situatën financiare të familjeve shqiptare, me një fokus të veçantë te varfëria. Nga shifrat, në terren,......

Paratë “lumë”, 1 mld euro investime do “derdhen” në Dhjetor! - Ibrahimaj: Urojmë të realizohen! Braçe: Ky është haluçinacion, jo disiplinë!
Kur na ndajnë edhe dy javë nga mbyllja e muajit Dhjetor, qeveria planifikon të shpenzojë 1 miliardë euro apo 122.6 miliardë lekë për projekte publike brenda......

Pronarët përsëri të pakënaqur, kompensimi jo mbi 10% e vlerës - Hyjnë në fuqi ndryshimet ligjore, subjektet ftohen të heqin dorë nga gjykatat e t’i drejtohen ATP
Ndryshimet në Ligjin e Trajtimit të Pronave të sapomiratuara nga Kuvendi kanë hyrë tashmë në fuqi me publikimin në Fletoren Zyrtare pas më shumë se një viti e......

Tesla në kërkim të ujit - Objektivi, dyfishim i prodhimit në 1 milion automjete në vit
Më shumë ujë për të rritur prodhimin industrial. Tesla synon të dyfishojë prodhimin e saj të automjeteve në Europë në uzinën gjermane pranë Berlinit – të......

Konsumi global i qymyrit thyen rekord - Viti 2022 regjistroi nivelin më të lartë të të gjitha kohërave
Konsumi global i qymyrit do të regjistrojë nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në vitin 2022 dhe do të qëndrojë në nivele të ngjashme nëse nuk bëhen......

Sa kroatë besojnë në jetë më të mirë nga eurozona? - Të rinjtë më optimistë se të moshuarit. Euro do të krijojë më shumë mundësi pune
Në një kohë që sipas Bankës Qendrore Europiane, cmimet në Europë dhe në eurozonë rriten dhe më shumë, Kroacia zyrtarisht do të ketë euron si monedhë vendase......

Komuna me 88 banorë përfiton 20 milionë euro fonde - Por ka pikëpyetje nëse do ia dalë t’i shpenzojë
Është një nga komunat më të vogla të Piemontes në Itali, por aktualisht është dhe më e pasura. Bëhet fjalë për Elva, komunën me 88 banorë në provincën e Kuneos......

Bundesbank parashikon “re të zeza” për Gjermaninë - Njësoj si BQE, recesion dhe rritje të inflacionit në vend
Inflacioni në Gjermani, ekonomia më e madhe e eurozonës, ka të ngjarë të jetë më i lartë se sa mendohej më parë, ndërsa rritja ekonomike do të jetë më e dobët......