Konsumi global i qymyrit thyen rekord - Viti 2022 regjistroi nivelin më të lartë të të gjitha kohërave

Konsumi global i qymyrit do të regjistrojë nivelin më të lartë të të gjitha kohërave në vitin 2022 dhe do të qëndrojë në nivele të ngjashme nëse nuk bëhen përpjekje më të forta për transferimin në një ekonomi me përdorim të vogël të lëndës. Të dhënat u publikuan nga Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë.
Çmimet e larta të gazit pas pushtimit rus të Ukrainës dhe ndërprerjet e furnizimit kanë bërë që disa vende t’i rikthehen përdorimit të qymyrit, i cili ka qenë më një cmim relativisht të lirë këtë vit.
Valët e të nxehtit dhe thatësirat në disa rajone kanë rritur gjithashtu kërkesën për energji elektrike dhe kanë reduktuar energjinë hidrike, ndërsa prodhimi bërthamor ka qenë gjithashtu shumë i dobët, veçanërisht në Europë, ku Francës iu desh të mbyllte reaktorët bërthamorë për mirëmbajtje. Raporti vjetor i IEA-s për qymyrin parashikon se përdorimi global i qymyrit do të rritet me 1.2% këtë vit, duke tejkaluar 8 miliardë tonë në një vit të vetëm për herë të parë dhe një rekord të mëparshëm të vendosur në 2013-ën. Gjithashtu parashikohet se konsumi i qymyrit do të mbetet i pandryshuar në këtë nivel deri në vitin 2025, pasi rënia në tregje kompensohet nga kërkesa e vazhdueshme e fortë në ekonomitë aziatike në zhvillim.
Kjo do të thotë se qymyri do të vazhdojë të jetë deri tani burimi më i madh i vetëm i sistemit energjetik të emetimeve të dioksidit të karbonit. Rritja më e madhe e kërkesës për qymyr pritet të jetë në Indi me 7%, e ndjekur nga Bashkimi Europian me 6% dhe Kina me 0.4%. Kërkesa e Europës për qymyr është rritur për shkak të kalimit nga gazi në qymyr si pasojë e çmimeve të larta të gazit dhe pasi gazi rus është reduktuar. Megjithatë, deri në vitin 2025 kërkesa europiane për qymyr pritet të bjerë nën nivelet e vitit 2022, thuhet në raport.
Prodhimi global i energjisë me qymyr është vendosur të rritet në një rekord të ri prej rreth 10.3 teravat orë këtë vit, ndërsa prodhimi i qymyrit parashikohet të rritet me 5.4% në rreth 8.3 miliardë ton, gjithashtu një nivel më i lartë i të gjitha kohërave.
Prodhimi pritet të arrijë kulmin vitin e ardhshëm, por deri në vitin 2025 duhet të bjerë nën nivelet e vitit 2022-shit. Tre prodhuesit më të mëdhenj të qymyrit - Kina, India dhe Indonezia - do të arrijnë rekorde të prodhimit këtë vit, por pavarësisht çmimeve të larta dhe marzheve të rehatshme për prodhuesit e qymyrit, nuk ka asnjë shenjë të rritjes së investimeve në projektet e qymyrit të drejtuara nga eksporti.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Sa kroatë besojnë në jetë më të mirë nga eurozona? - Të rinjtë më optimistë se të moshuarit. Euro do të krijojë më shumë mundësi pune
Në një kohë që sipas Bankës Qendrore Europiane, cmimet në Europë dhe në eurozonë rriten dhe më shumë, Kroacia zyrtarisht do të ketë euron si monedhë vendase......

Komuna me 88 banorë përfiton 20 milionë euro fonde - Por ka pikëpyetje nëse do ia dalë t’i shpenzojë
Është një nga komunat më të vogla të Piemontes në Itali, por aktualisht është dhe më e pasura. Bëhet fjalë për Elva, komunën me 88 banorë në provincën e Kuneos......

Bundesbank parashikon “re të zeza” për Gjermaninë - Njësoj si BQE, recesion dhe rritje të inflacionit në vend
Inflacioni në Gjermani, ekonomia më e madhe e eurozonës, ka të ngjarë të jetë më i lartë se sa mendohej më parë, ndërsa rritja ekonomike do të jetë më e dobët......

BE, më shumë fonde për energjinë - Do të përdoret edhe 10% e shumës së pashpenzuar në periudhën 2014-2020
Parlamenti europian dhe këshilli arritën një marrëveshje për Repower EU, paketa e masave e destinuar për reduktimin e varësisë energjetike nga Rusia. Mes......

Furnizuesi më i madh i ujit në vendin prej 24 milion banorë shpall emergjencën e thatësirës!
Furnizuesi më i madh i ujit në vend ka shpallur një emergjencë thatësire për të gjithë Kaliforninë Jugore, duke hapur rrugën për kufizime të mundshme të......

Makinat elektrike janë më të prirura ndaj problemeve sesa ato me benzinë dhe hibride!
Kur bëhet fjalë për makinat elektrike, kompanitë që kanë qenë më gjatë në lojë priren të ndërtojnë modele më të besueshme. Kjo nuk duhet të jetë befasi, por......

SHBA ka rezerva të mëdha litiumi por prodhimi është i kufizuar – Arsyet e shqetësimeve në rritje për ‘arin e bardhë’?!
Ka një arsye pse litiumit i është dhënë pseudonimi "ari i bardhë". Ndërsa minerali me ngjyrë të bardhë është gjeologjikisht i bollshëm, prodhimi i tij është i......

Kështjella, pallati dhe fshati italian në shitje për vetëm 1.9 milionë euro – Çmimi është i diskutueshëm! (FOTOT)
A keni ëndërruar ndonjëherë të zotëroni kështjellën tuaj sekrete në një rajon të bukur të Italisë, duke u endur përgjatë mureve të saj të fortifikuara si një......