BE, më shumë fonde për energjinë - Do të përdoret edhe 10% e shumës së pashpenzuar në periudhën 2014-2020

Parlamenti europian dhe këshilli arritën një marrëveshje për Repower EU, paketa e masave e destinuar për reduktimin e varësisë energjetike nga Rusia. Mes mjeteve në dispozicion është dhe mundësia për të përdorur fondet akoma të pashpenzuara për t’i dhënë një mbështetje të drejtpërdrejtë familjeve më të cënueshme dhe sipërmarrjeve të vogla dhe të mesme që janë prekur nga kostot e larta energjetike.
Marrëveshja parashikon se mund të përdoret deri në 10% e fondeve të periudhës 2014 – 2020, të cilave nuk do t’u aplikohet rregulli i bashkëfinancimit kombëtar.
Duke pasur parasysh periudhën mesatare dhe të gjatë, pra investimeve për autononinë energjetike, marrëveshja parashikon që vendet anëtare mund të përdorin deri në 7.5% të fondeve të periudhës së re 2021 – 2027 për të realizuar objektivat.
Në përgjithësi, marrëveshja parashikon se burimet shtesë të marra nga vendet anëtare do të shërbejnë për shtimin e kapitalit që i kushtohet energjisë në planet respektive të planeve kombëtare për rimëkëmbjen.
Ndërkohë parlamenti europian dëshiron t’i propozojë komisionit një rishikim mbi mekanimin e funksionimit të buxhetit europian nëpërmjet rezolutës që do të votohet ditët e ardhshme. Rregullat aktuale të buxhetit që miratohen cdo shtatë vjet, nuk janë më të përshtatshme për situatën aktuale. Sipas ekspertëve nuk bëhet fjalë për të shtuar burimet në dispozicion për një politikë apo tjetrën, por për të përshtatur mekanizmin e funksionimit të këtyre fondeve.
Rregullat e ardhshme të buxhetit duhet ndër të tjera të kompletojnë një mekanizëm përshtatjeje automatike ndaj inflacionit.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Furnizuesi më i madh i ujit në vendin prej 24 milion banorë shpall emergjencën e thatësirës!
Furnizuesi më i madh i ujit në vend ka shpallur një emergjencë thatësire për të gjithë Kaliforninë Jugore, duke hapur rrugën për kufizime të mundshme të......

Makinat elektrike janë më të prirura ndaj problemeve sesa ato me benzinë dhe hibride!
Kur bëhet fjalë për makinat elektrike, kompanitë që kanë qenë më gjatë në lojë priren të ndërtojnë modele më të besueshme. Kjo nuk duhet të jetë befasi, por......

SHBA ka rezerva të mëdha litiumi por prodhimi është i kufizuar – Arsyet e shqetësimeve në rritje për ‘arin e bardhë’?!
Ka një arsye pse litiumit i është dhënë pseudonimi "ari i bardhë". Ndërsa minerali me ngjyrë të bardhë është gjeologjikisht i bollshëm, prodhimi i tij është i......

Kështjella, pallati dhe fshati italian në shitje për vetëm 1.9 milionë euro – Çmimi është i diskutueshëm! (FOTOT)
A keni ëndërruar ndonjëherë të zotëroni kështjellën tuaj sekrete në një rajon të bukur të Italisë, duke u endur përgjatë mureve të saj të fortifikuara si një......

BE miraton raundin e nëntë të sanksioneve kundër Rusisë!
Ambasadorët e Bashkimit Europian miratuan të enjten në mbrëmje raundin e nëntë të sanksioneve kundër Rusisë, ndërsa liderët i dhanë dritën jeshile një pakete......

Nafta zbret pranë 80 USD për fuçi - Por, pritet të publikojë fitime javore prej rreth 6%
Nafta po qëndron në rënie të lehtë edhe në sesionin e sotëm, pas humbjeve me rreth 2% një ditë më parë, si një reagim ndaj vendimeve të bankave qendrore për të......

Dollari, humbje modeste javore - Lagarde sinjalizon se Eurozona mund të shkojë drejt recesionit
Dollari amerikan, që cilësohet si një aset i sigurtë po qëndron në rënie të lehtë edhe në sesionin e fundi të javës, pasi tregtarët vijojnë të përllogarisin......

Gjermania parashikon mbi kapacitet në terminalet e gazit LNG
Gjermania po krijon mundësi të reja importi për të zëvendësuar gazin rus. Por sipas informacioneve pritet që kapacitetet të jenë më të mëdha se nevoja. Me......