Gjermania parashikon mbi kapacitet në terminalet e gazit LNG

Gjermania po krijon mundësi të reja importi për të zëvendësuar gazin rus. Por sipas informacioneve pritet që kapacitetet të jenë më të mëdha se nevoja.
Me gaz natyror të lëngshëm (LNG), qeveria gjermane dëshiron të sigurojë furnizimin me gaz të Gjermanisë - sa më shpejt që të jetë e mundur. Që këtë vit, tre terminale LNG do të lidhen me rrjetin në bregdetin gjerman dhe tetë të tjerë pritet të pasojnë.
Ministria gjermane e Ekonomisë me sa duket pret një mbikapacitet të konsiderueshëm për terminalet e planifikuara të gazit të lëngshëm, të njohura si terminale LNG. Shërbimi i medias digjitale "Table Media” shkruan se kapaciteti i të gjitha terminaleve lundruese dhe tokësore mund të kapërcejë sasitë e gazit të importuar nga Rusia në vitin 2021.
"Table Media” i referohet një raporti të Ministrisë së Ekonomisë. Sipas këtij raporti, janë planifikuar dhjetë terminale lundrues në Detin e Veriut dhe në Detin Baltik, gjashtë prej të cilëve me pjesëmarrjen e shtetit.
Sipas këtij dokumenti, vetëm këta terminale lundrues do të kishin një kapacitet prej 53 deri në 67 miliardë metra kub gaz në vit nga viti 2024. Përveç kësaj, deri në vitin 2026 duhet të ndërtohen tre terminale në tokë, me një kapacitet deri në 50 miliardë kub metra gaz. Tre terminalet fikse LNG do të ngrihen në Wilhelmshaven, Brunsbüttel dhe Stade. Vitin e kaluar, nga ana tjetër, nga Rusia në Gjermani u importuan me tubacion vetëm 54 miliardë metra kub gaz.
Ministria Federale e Ekonomisë ka deklaruar se është parashikuar një marzh sigurie për projektet e LNG. Për disa projekte, mundësitë e realizimit janë ende të pasigurta. Komisioni i Buxhetit ka bllokuar fondet për një terminal të gjashtë me pjesëmarrje shtetërore, për shkak të mbikapacitetit të mundshëm.
Deputeti i gjelbër Kindler kohët e fundit kishte paralajmëruar kundër mbikapacitetit. Duhet të ketë më shumë qartësi për kostot dhe rreziqet e projekteve të LNG-së, shpjegoi ai. LNG-ja luan një rol kyç në përpjekjet e qeverisë federale për të zëvendësuar furnizimet me gaz nga Rusia.
E . S / SCAN
Sondazh

Bursat europiane, në rritje modeste - Investitorët po ripozicionohen me norma më të larta interesi
Tregjet europiane janë hapur në rritje të lehtë në sesionin e fundit të javës, ndërsa investitorët po ripozicionohen në tregje, tashmë me norma më të larta......

Leku mbetet në ‘podium’ – Java mbyllet negativisht për valutat kryesore!
Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht edhe pse me një rikuperim të lehtë nga dita e djeshme teksa blihet mëngjesin e sotëm me 107.4 lekë dhe......

Trafiku i rënduar në rrugën dytësore Tiranë-Durrës, eksperti: Duhet një plan kompleks masash nga Bashkia dhe ARRSH
Një nga akset më të përdorura nga biznesi dhe qytetarët në kryeqytet rruga dytësore Tiranë-Durrës, po përballet në orare të caktuara me trafik të rënduar.......

2022 viti i IuteCredit – Goksu Tugay: Suksesi ynë kombinon kujdesin ndaj klientit me digjitalizimin
Viti që po lëmë pas ishte një vit i suksesshëm për mikrofinancat dhe kryesisht për kompaninë udhëheqëse të këtij tregu, IuteCredit Albania. Shqiptarët duken se......

What changes will prices have in 2023? The Head of Scientific Research at the Bank of Albania explains: Signs of a downward trend have been observed since the end of this year, and the substantial drop will take place by the middle of 2023
In an exclusive interview for Scan television, the director of the Scientific Research Department of the Bank of Albania, Altin Tanku, analyzed the price......

Si Warren Buffett po mposht tregun këtë vit?!
Investitorët në mbarë botën janë përpjekur të rregullojnë portofolet e tyre për t'u përballur me rritjen e madhe të normave të interesit nga Rezerva Federale,......

Bernard Arnault sapo u bë personi më i pasur në botë. Por, kush është ai?!
Bernard Arnault, kryetari i gjigantit francez të mallrave luksoze LVMH, sapo është bërë europiani i parë që kryeson listën e njerëzve më të pasur në botë të......

BQE shtrenjton “euron” - E çon normën e interesit në 2%, duke pasqyruar vendimin e Rezervës Federale
Banka Qendrore europiane rriti normat e interesit me gjysmë pikë përqindjeje të enjten duke e çuar në 2%, pas dy rritjeve me 75 pikë bazë në dy mbledhjet e saj......