Europa Postuar më 16 Dhjetor 2022, 10:14

Bursat europiane, në rritje modeste - Investitorët po ripozicionohen me norma më të larta interesi

Nga SCAN TV
Bursat europiane, në rritje modeste - Investitorët po ripozicionohen

Tregjet europiane janë hapur në rritje të lehtë në sesionin e fundit të javës, ndërsa investitorët po ripozicionohen në tregje, tashmë me norma më të larta interesi. Ditën e enjte, Banka Qendrore Europiane vendosi të rrisë normën bazë të interesit me gjysëm pikë përqindje, në totalin e 2% dhe deklaroi se do të zvogëlojë edhe sasinë e blerjes së obligacioneve me rreth 15 miliardë euro, çdo muaj deri në mars të vitit 2023.

Edhe Banka e Anglisë dhe Banka Kombëtare e Zvicrës vendosën të rrisin normën bazë të interesit po me 50 pikë bazë për të luftuar inflacionin e lartë. Për këtë arsye, tregjet e aksioneve në Eurozonë realizuan performancën më të dobët ditore, në 6 muajt e fundit. Edhe shumica e tregjeve aziatike dhe atyre amerikane patën një tendencë në rënie.

Ndërkohë, sektori teknologjik ka qënë ndër performuesit më të dobët gjatë këtij viti, por Morgan Stanley mendon se kjo rënie mund të përbëjë nje mundësi për investitorët. Gjithashtu, UBS rishikoi në rritje parashikimin për Prodhimin e Brendshëm Bruto në Kinë, në 4.9%, nga 4.5% që ishte vlerësimi i mëparshëm.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat