Shqipëria Postuar më 16 Dhjetor 2022, 10:01

Leku mbetet në ‘podium’ – Java mbyllet negativisht për valutat kryesore!

Nga SCAN TV
Leku mbetet në ‘podium’ – Java mbyllet negativisht

Dollari amerikan e ka mbyllur këtë javë negativisht edhe pse me një rikuperim të lehtë nga dita e djeshme teksa blihet mëngjesin e sotëm me 107.4 lekë dhe shitet me 108.3 lekë sipas kursit të këmbimit lokal.

Paundi britanik ka pësuar një rënie të fortë në raport me një ditë më parë duke regjistruar një zbritje me mbi 2 pikë nga dje duke u blerë këtë fund jave me 130.3 lekë dhe duke u shitur me 132.5 lekë.

Monedha europiane edhe pse shfaqet relativisht e qëndrueshme nga një ditë më parë është blerë sot me 114.3 lekë dhe është shitur me 115 lekë duke vijuar të qëndrojë në nivele të ulëta në raport me monedhën vendase.

Franga zvicerane gjithashtu nuk bën përjashtim edhe pse me një rritje të lehtë mëngjesin e sotëm shfaqet e dobët në raport me Lekun duke u blerë sot me 115.1 lekë dhe duke u shitur me 116.1 lekë referuar tregut të brendshëm valutor.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat