2022 viti i IuteCredit – Goksu Tugay: Suksesi ynë kombinon kujdesin ndaj klientit me digjitalizimin

Viti që po lëmë pas ishte një vit i suksesshëm për mikrofinancat dhe kryesisht për kompaninë udhëheqëse të këtij tregu, IuteCredit Albania. Shqiptarët duken se janë gjithnjë e më të prirur të zgjedhin të marrin kredi nga kompanitë e mikrofinancave sesa nga bankat, dhe mes tyre IuteCredit është zgjedhja e parë. Çfarë qëndron në thelb të këtij suksesi?
Këtë pyetje shtjelloi edhe gazetari Lorenc Rabeta në emisionin e tij “Vetting”, ku e ftuar ishte Drejtoresha e Përvojës së Klientit të Grupit, Znj. Goksu Tugay. Ndër shumë tema që lidhen me tregun e mikrofinancave, Rabeta synoi temat e digjitalizimit dhe zgjerimit të portofolit të produkteve nga IuteCredit.
E pyetur sesi u arrit që IuteCredit të dominonte tregun e mikrokredive, Znj. Tugay tha se që prej nisjes së punës në tregjet tona, IuteCredit është fokusuar në dy drejtime të mëdha: kujdesi më i mirë dhe më efikas dhe përdorimi sa më miqësor dhe efektiv i digjitalizimit, duke zhvilluar shumë procese në një klikim pa harxhuar kohën e klientëve dhe pa i detyruar ata të paraqiten fizikisht në zyrat e IuteCredit.
Ajo gjithashtu diskutoi disa nga risitë teknologjike që IuteCredit ka ofruar duke përmendur edukimin e vazhdueshëm në qendër të këtij revolucioni.
“Kur filluam të japim kredi dhe shërbime të tjera digjitalisht, si mundësimi i kredive nëpërmjet identifikimit digjital, na u desh një edukim i vazhdueshëm i klientit që ende vazhdon. Këshilluesit tanë nuk i asistojnë klientët vetëm për shitjen e produktit apo dhënies së shërbimit, por ata ulen dhe e përshkojnë të gjithë rrugën e aplikimit bashkë me ta. Pra, praktikisht, edukimi vjen fillimisht nga këshilluesit tanë të klientëve.”– shprehet Znj. Tugay
Në mbyllje të intervistës Znj. Tugay nënvizoi rolin qendror të kujdesit ndaj klientit si mbështetja më e mirë që mund të kenë digjitalizimi i mëtejshëm dhe zgjerimi i portofolit të produkteve dhe shërbimeve të IuteCredit Albania në të ardhmen.
Sondazh

What changes will prices have in 2023? The Head of Scientific Research at the Bank of Albania explains: Signs of a downward trend have been observed since the end of this year, and the substantial drop will take place by the middle of 2023
In an exclusive interview for Scan television, the director of the Scientific Research Department of the Bank of Albania, Altin Tanku, analyzed the price......

Si Warren Buffett po mposht tregun këtë vit?!
Investitorët në mbarë botën janë përpjekur të rregullojnë portofolet e tyre për t'u përballur me rritjen e madhe të normave të interesit nga Rezerva Federale,......

Bernard Arnault sapo u bë personi më i pasur në botë. Por, kush është ai?!
Bernard Arnault, kryetari i gjigantit francez të mallrave luksoze LVMH, sapo është bërë europiani i parë që kryeson listën e njerëzve më të pasur në botë të......

BQE shtrenjton “euron” - E çon normën e interesit në 2%, duke pasqyruar vendimin e Rezervës Federale
Banka Qendrore europiane rriti normat e interesit me gjysmë pikë përqindjeje të enjten duke e çuar në 2%, pas dy rritjeve me 75 pikë bazë në dy mbledhjet e saj......

“Taksa për ndotësit e mëdhenj, e vonuar” - Nika: Ka rëndësi për klimën, niveli i pagesave të caktohet në bazë të ndotjes
Eskpertët e mjedisit e konsiderojnë të vonuar rritjen e taksave për ndotësit e mëdhenj. Komenti vjen pas rekomandimit të Fondit Monetar Ndërkombëtar Fondi......

Inflacioni po ndikon sigurimet e makinave, mund të rriten çmimet - Shtimi i kostove të materialeve në gjithë rajonin po reflektohet te dëmshpërblimet e aksidenteve
Norma shumë e lartë e inflacionit po deformon edhe tregun e sigurimeve. Fenomeni është vënë re në Shqipëri, ashtu edhe në vendet e rajonit. Të gjitha tregjet......

Hapet “thesi” i parave që BE jep për Shqipërinë - Si do të shpërndahen 69 milionë euro dhe cili nga sektorët përfiton më shumë
Bashkimi Evropian ka vënë në dispozicion të Shqipërisë një fond prej 69.4 milion euro, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraaderimit, IPA III. ......

Ndërtuesit çojnë në Kushtetuese Vendimin për shkeljet e lejeve - Rama: Le të shkojnë edhe në Hagë, ose në Hënë. Uroj që Gjykata të mos lajthisë
Pas Partisë Demokratike, ka qenë Shoqata e Ndërtuesve ajo që ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Vendimin e Qeverisë të pak muajve më parë për t’u rishitur......