Hapet “thesi” i parave që BE jep për Shqipërinë - Si do të shpërndahen 69 milionë euro dhe cili nga sektorët përfiton më shumë

Bashkimi Evropian ka vënë në dispozicion të Shqipërisë një fond prej 69.4 milion euro, në kuadër të Instrumentit të Asistencës së Paraaderimit, IPA III. Marrëveshja e financimit midis Komisionit Evropian dhe qeverisë shqiptare është miratuar dhe tashmë ka hyrë në fuqi. Sipas dokumentit, me këtë fond do të finacohen konkretisht programe ne 5 fusha kryesore, si drejtësia, të drejtat e pronësisë faza II, natyra, ekonomia qarkulluese dhe rritja e gjelbër, si dhe novacioni faza II.
Kjo marrëveshje ekzekutohet deri në 12 vjet pas miratimit dhe zbatimi operacinal parashikohet brenda 6 viteve nga nënshkrimi i saj. Por çfarë do të mbështetet konkretisht? Sipas dokumentit, në fushën e drejtësisë, do të mbështen autoritetet shqiptare nëpërmjet investimeve kyçe dhe ngritjes së kapaciteteve në zbatim të reformës në drejtësi, dhe rritjen e transparencës në sistemin e drejtësisë.
Në marrëveshje theksohet se pirotitet aktual i reformës në drejtësi është nevoja urgjente për modernizimin e teknologjisë së informacionit, në mënyrë që të gjenerohen statistika të nevojshme për ecurinë e funksionimit të gjykatave dhe organeve të tjera të drejtësisë. Për këtë fushë janë parashikuar të investohen 8 milionë euro.
Për programin e dytë, “BE-ja për të drejtat e pronësisë faza II”, parashikohet të investohen në total 10 milionë euro, të clat do të shkojnë në funksion të përmirësimit të infomacionit ligjor për të drejtat pronësore, i cili duhet të përditësohet, të bëhet i aksesueshëm për publikun, duke krijuar një regjistrim efikas dhe transparent të pronës dhe një sistem të integruar të menaxhimit të tokës.
Në programin e tretë, “BE-ja për natyrën”, planifikohet të investohen nga fondet e taksapaguesve europianë 6 milionë euro, me të cilat synohet që të paktën 25 për qind e territorit shqiptar (tokë dhe det) të jetë e mbrojtur dhe e ruajtur deri në vitin 2030, nëpërmjet krijimit dhe zbatimit të një sistemi efektiv të zonave të mbrojtura, ndërlidhjes së ekosistemeve dhe masave të tjera efektive të bazuara në zona.
Në programin e katërt, “BE-ja për ekonominë qarkulluese dhe rritjen e gjelbër”, do të shpenzohen 30.9 milionë euro, të cilat do të shkojnë për përmirësimin e mbrojtjes së mjedisit, mmbështetjen e infrastrukturës për mbetjet, si dhe angazhimin e komuniteteve dhe dhe sektorit privat për ekonominë qarkulluese dhe rritjen e gjelbër. Ndërsa për programin e pestë dhë të fundit, “BE-ja për novacionin”, Bashkimi Evropian financon 10 milionë euro.
Më këtë fond, do të mbështetet vendi ynë në përshpejtimin e transformimit drejt një ekonomie më novatore dhe bazuar në njohuri, me qëllim rritjen e konkurrueshmërisë. Konkretisht, do të investohet për ndryshimin e sistemit në mjedisin e biznesit, ekosistemin e novacionit dhe klimën e investimeve. Parashikohet konsolidimi i specializimit inteligjent, me qëllim të forcohet kërkimi shkencor, zhvillimi teknologjik dhe novacioni.
Elisabeta Dosku/ SCAN
Sondazh

Ndërtuesit çojnë në Kushtetuese Vendimin për shkeljet e lejeve - Rama: Le të shkojnë edhe në Hagë, ose në Hënë. Uroj që Gjykata të mos lajthisë
Pas Partisë Demokratike, ka qenë Shoqata e Ndërtuesve ajo që ka dërguar në Gjykatën Kushtetuese Vendimin e Qeverisë të pak muajve më parë për t’u rishitur......

Zhvlerësimi i Euros “liron” energjinë për bizneset - Për nëntorit, të lidhurit në 35 KV do të tarifohen me 31.21 lekë/kWh
Çmimet e energjisë për klientët e liberalizuar, të lidhur në tensionin 35 KV që furnizohen nga Furnizuesi i Shërbimit Universal nën rolin e Furnizuesit të......

Gjysma e fondit të investimeve do shpenzohet në Dhjetor! - Performancë e dobët e projekteve publike: Në 11 muaj u realizua 50% e planit
Ndërkohë që perfomanca e buxhetit të shtetit gjatë këtij viti është përmirësuar sa i takon mbledhjes së të ardhurave, kjo si pasojë e rritjes së çmimeve, nuk......

Si do jenë çmimet në 2023, flet Kreu i Kërkimit Shkencor i BSH - Tanku: Shenjat e zbutjes po vërehen që këtë fundvit, rënia thelbësore nga mesi i 2023
Në një intervistë ekskluzive për televizionin Scan, Drejtori i Departamentit të Kërkimit Shkencor të Bankës së Shqipërisë Altin Tanku ka analizuar pritshmërite......

Benzi që mund të kontrolloni me frymëmarrje - Automjeti elektrik i së ardhmes me panel kontrolli virtual
Një automjet – koncept, që mund të lëvizë anash dhe prapa, me marsh në formën e kandilit të detit dhe një panel kontrolli virtual që komandohet nga frymëmarrja......

Forcimi i dollarit “rrëzon” naftën - Rritja e normave të interesit nga FED ka ndikuar te “ari i zi”
Çmimet e naftës shënuan rënie të enjten në një kohë që dollari u forcua sërish, ndërsa rritja e mëtejshme e normave të interesit nga bankat qendrore globale......

Vendet e G20, rregulla të reja për asetet e Crypto - Objektivi, Mbikqyrje më e mirë e tregjeve të kriptomonedhave
Vendet e G20-ës, po përpiqen të gjejnë një konsesus politik mbi asetet e kriptove për të informuar mbi rregulla më të qarta dhe të sakta globale. India e......

Bankat greke subvencionojnë huamarrësit vulnerabël - Operacioni mbulon deri në 50% të rritjes së normave të interesit
Bankat greke do të subvencionojnë një pjesë të rritjes së fundit të normës së interesit për huamarrësit vulnerabël në vend. Rreth 30 mijë familje të......