Rajoni Postuar më 15 Dhjetor 2022, 12:19

Bankat greke subvencionojnë huamarrësit vulnerabël - Operacioni mbulon deri në 50% të rritjes së normave të interesit

Nga SCAN TV
Bankat greke subvencionojnë huamarrësit vulnerabël - Operacioni

Bankat greke do të subvencionojnë një pjesë të rritjes së fundit të normës së interesit për huamarrësit vulnerabël në vend.

Rreth 30 mijë familje të cënueshme që kanë kredi hipotekore do të përfitojnë një subvencion që mbulon 50% të rritjes së normave të interesit që nga muaji korrik i këtij viti.

Ministri grek i financave, Christos Staikouras u shpreh se propozimi është bërë nga bankat, dhe do të jenë po ato që do të japin njoftimet përkatëse më të gjitha detajet e nevojshme në ditët në vijim. Ai shtoi se plani kishte marrë miratimin e rregullatorit bankar, por nuk dha më shumë detaje.

Një burim për agjencinë e lajmeve Reuters, konfirmoi se kostoja për bankat me rëndësi sistemike do të kufizohet në disa dhjetëra milionë euro.

Norma mesatare e luhatshme e interesit për një kredi hipotekare në Greqi është aktualisht në 4%, nga rreth 2.8% në korrik.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat