Mbeturinat e Amazon në një vit rrethojnë planetin 800 herë - Arritën në më shumë se 300 milionë kg ambalazhesh vitin e kaluar

Amazon gjeneroi më shumë se 300 milionë kilogram mbeturina plasite ambalazhesh vitin e kaluar. Sipas një raporti të organizatës ‘Oceana”, sasia e mbeturinave të ambalazheve është rritur me 18% në periudhën 2020 - 2021.
Në total, gjigandi i shitjes me pakicë në internet dyshohet se krijoi 321 milionë kilogramë mbeturina paketime – kryesisht në formën e jastëkëve me ajër, një paketim mbrojtës i përdorur për objektet delikate. Sasia e këtyre mbetjeve do të mund të rrethonte plotësisht planetin Tokë më shumë se 800 herë.
Por Amazon ka hedhur poshtë akuzën duke pretenduar se po ruan një qasje të bazuar në shkencë për të reduktuar këtë lloj paketimi pa kompromentuar shërbimin ndaj klientit. Nga ana tjetër organizata ‘Oceana’ akuzoi kompaninë për mashtrim. Sipas saj shkenca është e qartë dhe lloji i plastikës që përdoret nga Amazon për paketimet e saj përbën një kërcënim për oqeanet.
Plastikës mund t’i duhen 1 mijë vjet për t'u dekompozuar, duke mbushur pikat e grumbullimit dhe duke përfunduar në oqean. Nga 10 miliard tonë plastikë që janë krijuar ndonjëherë, 6 miliard ton ndodhen në vendgrumbullime ose në mjedisin natyror. Riciklimi është një nga mënyrat më të njohura për të adresuar këtë çështje - por është një zgjidhje thellësisht problematike. Një raport i vitit 2022 nga Organizata për Bashkëpunim dhe Zhvillim Ekonomik – OECD - zbuloi se vetëm 9% e plastikës riciklohet me sukses.
Pjesa më e madhe e kësaj plastike të paricikluar përfundon në det. Oceana vlerëson se më shumë se 11 milionë kilogramë mbetje të Amazon përfundimisht do të derdhen në oqean. Përdoruesit e mediave sociale kanë hyrë në internet për të kritikuar përdorimin e paketimeve të mëdha nga kjo kompani.
Amazon nga ana e saj theksoi një seri iniciativash që ka ndërmarrë për të reduktuar përdorimin e plastikës. Përfshirë këtu paketime më të vogla dhe objektivi për të bërë paketimin 100% të rinovueshëm brenda vitit 2023.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

CEO i ri i FTX paguhet 1300 dollarë në orë dhe janë klientët ata që do të paguajnë faturën!
CEO i FTX, John J. Ray, po mbështetet në një ekip që ai e njeh prej shumë vitesh pune në ristrukturimin e falimentimeve dhe kompania aktualisht po i paguan......

Bitcoin bie sërish pas vendimit të Fed pasi kaloi 18 mijë dollarë për herë të parë në një muaj!
Bitcoin ra të enjten pasi Rezerva Federale e SHBA tregoi rritje të mëtejshme të normave të interesit dhe investitorët vazhduan të monitorojnë pasojat nga......

Nga 50–100 mijë dollarë nata / Ja pesë nga hotelet më të shtrenjtë në botë
Ka shumë hotele luksoze ku mund të shpenzoni deri në 100,000 dollarë në natë për të qëndruar. Cilët janë hotelet më të shtrenjtë në botë? Çezma ari, suitë e......

A do të ndjekë bota shembullin e BE-së në rregullimin e kriptove?
SHBA dhe Azia mund të kenë avantazhin në vendosjen e tendencave teknologjike dhe kulturore, por kur bëhet fjalë për rregullimin, BE-ja e konsideron veten si......

Zvicra rrit për të tretën herë brenda vitit normat e interesit për të luftuar inflacionin!
Banka Kombëtare e Zvicrës rriti të enjten normën bazë të interesit për herë të tretë këtë vit, duke e çuar atë në 1%. Banka qendrore tha se po kërkonte të......

Pse Elon Musk ka shitur edhe një pjesë tjetër të madhe të aksioneve të Tesla-s?!
CEO i Tesla-s, Elon Musk, shiti rreth 22 milionë aksione të tjera në biznesin e tij të automjeteve elektrike, me vlerë rreth 3.6 miliardë dollarë, sipas një......

Nafta i rikthehet humbjeve pas 3 ditësh në rritje - Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë parashikon rritje të kërkesës në 2023
Nafta i është rikthyer humbjeve në sesionin e sotëm, pas tre ditësh me radhë në rritje. Në ditët e fundit, çmimet kanë gjetur një mbështetje nga parashikimet......

FED ofron mbështetje modeste për dollarin - Banka qendrore rrit me gjysëm pikë përqindje normën bazë të interesit
Dollari amerikan është rritur lehtë gjatë sesionit të sotëm, pasi ashtu sikurse pritej, Rezerva Federale e rriti me gjysëm pikë përqindje normën bazë të......