Bota Postuar më 15 Dhjetor 2022, 10:05

Nafta i rikthehet humbjeve pas 3 ditësh në rritje - Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë parashikon rritje të kërkesës në 2023

Nga SCAN TV
Nafta i rikthehet humbjeve pas 3 ditësh në rritje - Agjencia

Nafta i është rikthyer humbjeve në sesionin e sotëm, pas tre ditësh me radhë në rritje. Në ditët e fundit, çmimet kanë gjetur një mbështetje nga parashikimet për përmirësimin e kërkesës në Kinë, pasi autoritetet kanë lehtësuar masat kundër Covid-19.

Nafta Brent e Londrës po tregtohet në rreth 82 dollarë për fuçi, ndërsa nafta Bruto amerikane po tregtohet në rreth 76 dollarë për fuçi. Ndërkohë, në sesionin e kaluar tregjet gjetën një mbështetje nga projeksionet e Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë, e cila pret që kërkesa për naftë në Kinë të rimëkëmbet ndjeshëm, pas një kontraktimi me rreth 400 mijë fuçi naftë në ditë, gjatë këtij viti. Gjithashtu, agjencia e rriti parashikimin për kërkesën globale gjatë vitit 2023, me 1.7 milionë fuçi në ditë, në totalin e 101.6 milionë fuçive në ditë.

Edhe mbyllja e tubacionit Keystone, që transporton rreth 620 mijë fuçi në ditë nga Kanadaja drejt Shteteve të Bashkuara, ka mbështetur çmimet. Zyrtarët kanë deklaruar se pastrimi i zonës nga rrjedhja e rreth 14 mijë fuçive do të dojë disa javë. Referuar të dhënave të tjera, rezervat e naftës bruto në SHBA u rritën me 10 milionë fuçi, gjatë javës së kaluar, rritja më e madhe që nga Marsi i vitit 2021.

SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat