Mbaron afati për fashën 800 kWh/muaj - Nuk zbatohet as për dhjetorin, për vitin 2023 nuk ka aplikim të ri nga OSHEE

Tarifimi me 2 fasha i energjisë elektrike nuk do të aplikohet as për dhjetor, çka do të thotë se e gjithë energjia e konsumuar nga familjet do të tarifohet me çmimin ekzistues prej 9.5 lekë/kWh, pa TVSH.
Vendimi erdhi pas aplikimit të ri të OSHEE, që reflektonte vendimin e Asamblesë së KESH për mos ndryshimin e çmimit të shitjes.
Dhjetori ishte muaji i fundit për të cilin, në muajin shtator të këtij viti u vendos se tarifimi i energjisë së konsumuar mbi fashën 800 kWh/muaj do të bëhej me 42 lekë/kËh. Fasha u kërkua nga qeveria me argumentimin e krizës energjetike, vendim që hasi në kundërshtime të shumta, që theksonin se situata po përdorej për të mbuluar dështimet në menaxhimin e sektorit.
Në mesin e akuzave u shfaq tërheqja nga rritja e çmimit, që sipas qeverisë erdhi si pajë e kursimit të energjisë, që bënë qytetarët e në muajt në vijim me përmirësimin e situatës hidrike në Kaskadën e Drinit.
Ndërkaq, për vitin që vjen OSHEE nuk ka depozituar një aplikim të ri, çka do të thotë se tarifimi për vitin 2023 do të kryhet me 1 fashë.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Taksë mbi fitimin e prodhuesve të energjisë - Depozitohet projektligji, mjet I përshtatshëm për të trajtuar fitimet e tepërta
Prodhuesit e energjisë elektrike, që tregtojnë energji në tregun e liberalizuar do të taksohen më tepër gjatë vitit 2023 dhe 2024. Qeveria ka depozituar në......

Fuqia punëtore, në “zonë rreziku” - Indeksi/ Problematika më e madhe me të cilat përballet biznesi
Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar renditet si shqetësimi më madhor që po hasin bizneset në vendin tonë. Referuar indeksit të bërë publik nga Dhoma......

11 gabimet që nuk duhen bërë në party-n e punës! Nga mungesa tek veshja, flirtimet, alkooli, thashethemet dhe rrjetet sociale
Fundi i vitit shoqërohet nga festa të ndryshme, jo vetëm familjare por edhe me kolegët e punës. E në këtë rast, për disa festat e punës mund të jetë argëtuese,......

Çfarë është “trishtimi i festave”?!
Sa herë mund të keni pyetur veten: Kush e ka thënë që festat sjellin vetëm alegri dhe lumturi?” “Si është e mundur vitrinat e dyqaneve apo dritat vezulluese......

Punëtorët e kualifikuar braktisin Shqipërinë! - Jaço: Duhen masa emergjente! Ibrahimaj: Biznesi të rrisë pagat
Forca e kualifikuar punëtore po braktis vendin në kërkim të tregjeve europiane të punës, ndërkohë që bizneset po hasin çdo ditë e më shumë vështirësi për......

Çfarë po ndodh me industrinë e kriptove? – Investitorët tërheqin 3 miliardë dollarë nga Binance në 24 orë
Investitorët tërhoqën deri në 3 miliardë dollarë nga Binance në një ditë, sipas firmës analitike të blockchain Nansen, pasi një përmbytje e titujve negativë......

“Zbutet” Vetting-u në Polici, “mirëkuptim” kur s’ka dokumente - Varianti përfundimtar, subjektet duhet të vërtetojnë se janë zhdukur, ose kanë humbur
Është miratuar versioni përfundimtar i Ligjit për Vetting-un në radhët e Policisë së shtetit, i ndërprerë prej më shumë se një viti. Versioni përfundimtar......

Alarmi i FMN-së për fatkeqësitë natyrore në Shqipëri - Masat e propozuara, nga rishikim i kodeve të ndërtimit, deri te shpërngulja e banorëve
Ndryshimet klimatike po kthehet në një problematikë serioze për Shqipërinë. Në një raport të posaçëm, Fondi Monetar Ndërkombëtar jep projeksione të zymta për......