Alarmi i FMN-së për fatkeqësitë natyrore në Shqipëri - Masat e propozuara, nga rishikim i kodeve të ndërtimit, deri te shpërngulja e banorëve

Ndryshimet klimatike po kthehet në një problematikë serioze për Shqipërinë. Në një raport të posaçëm, Fondi Monetar Ndërkombëtar jep projeksione të zymta për vendin tonë, që në dy dekadat e fundit po njeh një frekuencë të shtuar të katastrofave natyrore. Që prej vitit 1980, Shqipëria është goditur nga 35 katastrofa natyrore; mesatarisht 1 në vit.
Megjithëse frekuenca e katastrofave natyrore konsiderohet me e ulët sesa në vendet e Bashkimit Europian, impakti i secilës katastrofë është dy herë më i madh në përqindjen e Prodhimit të Brendshëm Bruto dhe prek gjithashtu një përqindje më të lartë të popullsisë.
Në raportin e FMN-së evidentohet se temperatura mesatare do të rritet, sëbashku me frekuencën e goditjeve nga valë të nxehti. Nga ana tjetër reshjet parashikohet të bien ndërsa frekuenca e rrebesheve do të rritet.
Por cilat janë pasojat e pritshme?
Nëse Shqipëria nuk merr masa që të amortizojë efektet e ndryshimeve klimatike, sipas FMN-së, pasojat mund të çojnë në humbje jetësh njerëzore, dëmtime dhe shkatërrime shtëpish.
Po ashtu, ato mund të shkaktojnë që popullsia dhe industria të humbasë aksesin në shërbime bazë si energjia elektrike, uji i pijshëm apo shërbim shëndetësor. Impakti projektohet të ndjehet edhe në turizëm ku valët e të nxehtit, mungesa e energjisë elektrike apo goditet e të nxehtit mund të largojnë turistët.
Çfarë propozon FMN
Shqipëria në fakt e ka një plan masash që synon t’i përgjigjet pasojave të pritshme nga ndryshimet klimatike. Por, sikurse evidenton FMN; mungon buxhetimi i tyre.
Në listën e propozimeve të FMN-së, për të siguruar të ardhura për mbështetjen e strategjisë propozohet një rishikim i skemës së taksimit të ndotjes, në mënyrë që të sigurohen fondet e nevojshme.
Masat që propozohen të merren janë plani i adaptimit të kontekstit të ri për 3 sektorët, ujë, energji e bujqësi. Po ashtu, propozohet rishikimi i kodeve të ndërtimit, iniciativa ripyllëzimi të vendit, sistemimi i rrjetit kullues dhe vaditës të vendit, forcimi i argjinaturave të lumenjve e deri edhe shpërngulja e banorëve dhe aktiviteteve ekonomike në zona më të sigurta.
SCAN
Sondazh

Leku në kuota rekord, faktorë të brendshëm apo të jashtëm? - Agjentët: Po ndikojnë reshjet, KESH nuk po kërkon më valutë për blerje energjie
Ndërsa valutat kryesore kanë shënuar rënie të ndjeshme gjatë kësaj jave në tregjet ndërkombëtare, me shumë gjasa në pritje të vendimarrjeve shumë të......

Gjendje alarmante për strehimin në Berlin: Nuk ka terrene për ndërtim, kate shtesë në ndërtesa ekzistuese
Gjendje alarmante për strehimin në Berlin. Në kryeqytetin gjerman mungojnë rreth 80 mijë apartamente, por meqënëse mungojnë dhe terrenet për ndërtimin e......

Ditë historike për Kosovën. Aplikon për anëtarësim në BE - Krerët e shtetit: Hapet një kapitull i ri për të ardhmen europiane të vendit
Në Kosovë krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti nënshkruan aplikimin e vendit për......

Gjoba më të larta për ata me më shumë të ardhura - Qeveria italiane rishikon kodin rrugor duke iu bashkuar vendeve të tjera të BE
Në Itali gjobat për përdoruesit e rrugës mund të jenë më të larta në bazë të të ardhurave. Njësoj si ndodh në vende të tjera europiane – në Finlandë për......

BE ende e përçarë për kufirin e çmimit të gazit - Pas 10 orë bisedimesh palët nuk arritën dot një marrëveshje
Ministrat e energjisë së Bashkimit Europian mbeten të përcarë për sa i përket vendosjes së një kufiri për cmimin e gazit dhe pas 10 orë bisedimesh për një......

Energjia e së ardhmes nga një bateri e shekullit të 19-të?!
Problemi i burimeve të rinovueshme, për të cilin kemi folur shpesh, nuk është aq i prodhimit të energjisë në mënyrë efikase, sa i aftësisë për ta lënë mënjanë......

Cilat vende në Evropë janë goditur më keq nga inflacioni?
Inflacioni në të gjithë Evropën u lehtësua pak në nëntor, por ai mbetet dyshifror pasi çmimet e larta të ushqimeve dhe faturat e energjisë vazhdojnë të......

A different proposal: INSTAT should become an employment "agency" - The statistics platform has to post job vacancies
The employment of young people in Albania has become a challenge due to the salary and opportunities that the system can provide for these......