Leku në kuota rekord, faktorë të brendshëm apo të jashtëm? - Agjentët: Po ndikojnë reshjet, KESH nuk po kërkon më valutë për blerje energjie

Ndërsa valutat kryesore kanë shënuar rënie të ndjeshme gjatë kësaj jave në tregjet ndërkombëtare, me shumë gjasa në pritje të vendimarrjeve shumë të rëndësishme nga Rezerva Federale dhe Banka Qendrore Europiane, zhvlerësimi i tyre në tregun shiptar është edhe më i fortë për shkak të mbiçmimit të lekut.
Agjentët e këmbimit valutor të pyetur nga Scan Televizion e lidhin këtë mbiçmim më së shumti me faktorë të brendshëm sesa të jashtëm. Sipas tyre, për një seri faktorësh, ku hyn edhe ai sezonal, në treg ka sasi të konsiderueshme valutash, veçanërisht të monedhës së përbashkët europiane. Ndërkohë që ndikim të dorës së parë në këtë mbiçmim të lekut ka pasur situata e reshjeve.
Për shkak të rritjes së prodhimit vendas, KESH nuk ka pasur nevojë të sigurojë sasi të konsiderueshme eurosh në tregun e brendshëm.
Rënia e fortë e monedhave kryesore, veçanërisht euros e dollarit, është vërejtur gjatë gjithë kësaj jave, për t’u thelluar edhe më tej gjatë së mërkuës. Sipas të dhënave të përditësuara të Bankës së Shqipërisë, vetëm me një ditë më parë, dollari është nënçmuar me 1.7 pikë në raport me lekun, me një mesatare të çmimit në blerje prej 107.1 lekësh dhe në shitje prej 108.1 lekësh.
Diçka më i ulët ka qenë nënccmimi i monedhës së përbashkët europiane në raport me lekun. Ajo ka rënë me 0.39 pikë krahasur me një ditë më parë, me çmim mesatar në blerje 114.4 lekë dhe në shitje, 115.1 lek.
Edhe më të dukshme qenë rëniet e shënuara të martën. Dollari amerikan regjistroi një rënie shumë të fortë të kuotës nga e hëna duke humbur gati 2 pikë brenda natës. Monedha europiane gjithashtu ka shënuar zbritje të ndjeshme të vlerës të mërkurën.
Lorenc Rabeta/ SCAN
Sondazh

Gjendje alarmante për strehimin në Berlin: Nuk ka terrene për ndërtim, kate shtesë në ndërtesa ekzistuese
Gjendje alarmante për strehimin në Berlin. Në kryeqytetin gjerman mungojnë rreth 80 mijë apartamente, por meqënëse mungojnë dhe terrenet për ndërtimin e......

Ditë historike për Kosovën. Aplikon për anëtarësim në BE - Krerët e shtetit: Hapet një kapitull i ri për të ardhmen europiane të vendit
Në Kosovë krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti nënshkruan aplikimin e vendit për......

Gjoba më të larta për ata me më shumë të ardhura - Qeveria italiane rishikon kodin rrugor duke iu bashkuar vendeve të tjera të BE
Në Itali gjobat për përdoruesit e rrugës mund të jenë më të larta në bazë të të ardhurave. Njësoj si ndodh në vende të tjera europiane – në Finlandë për......

BE ende e përçarë për kufirin e çmimit të gazit - Pas 10 orë bisedimesh palët nuk arritën dot një marrëveshje
Ministrat e energjisë së Bashkimit Europian mbeten të përcarë për sa i përket vendosjes së një kufiri për cmimin e gazit dhe pas 10 orë bisedimesh për një......

Energjia e së ardhmes nga një bateri e shekullit të 19-të?!
Problemi i burimeve të rinovueshme, për të cilin kemi folur shpesh, nuk është aq i prodhimit të energjisë në mënyrë efikase, sa i aftësisë për ta lënë mënjanë......

Cilat vende në Evropë janë goditur më keq nga inflacioni?
Inflacioni në të gjithë Evropën u lehtësua pak në nëntor, por ai mbetet dyshifror pasi çmimet e larta të ushqimeve dhe faturat e energjisë vazhdojnë të......

A different proposal: INSTAT should become an employment "agency" - The statistics platform has to post job vacancies
The employment of young people in Albania has become a challenge due to the salary and opportunities that the system can provide for these......

Analiza/ Pse ndërtimi masiv i teknologjisë së vjetër të çipave në Kinë ngre shqetësime në SHBA?!
Prodhuesi më i madh i çipave në Kinë SMIC po rrit prodhimin e një teknologjie të çipeve dhjetëvjeçare, kyçe për zinxhirët e furnizimit të shumë industrive,......