Kosova Postuar më 14 Dhjetor 2022, 12:26

Ditë historike për Kosovën. Aplikon për anëtarësim në BE - Krerët e shtetit: Hapet një kapitull i ri për të ardhmen europiane të vendit

Nga SCAN TV
Ditë historike për Kosovën. Aplikon për anëtarësim

Në Kosovë krerët e shtetit, presidentja Vjosa Osmani, kryetari i Kuvendit, Glauk Konjufca dhe kryeministri Albin Kurti nënshkruan aplikimin e vendit për anëtarësim në Bashkimin Evropian.

Presidentja Osmani e vlerësoi si një ditë historike dhe përmbushjen e një ëndrre të përhershëm të vendit. Ditë historike: Nënshkrimi i aplikimit dhe përvjetori i krijimit të ushtrisë së Kosovës. Ne jemi sot së bashku për të sjellë vendin një hap më pranë në BE, për Kosovën nuk ka pasur asnjëherë një objektiv më të qartë se anëtarësimi në Bashkimin Europian. E gjithë kjo në prag të 15 vjetorit të pavarësisë së vendit. Kosova e meriton të jetë pjesë e BE, të vetëdijshëm që është një proces që zgjat në kohë ne jemi gati të bëjmë pjesën tonë për të qenë gati.

Glauk Konjufca u shpreh se Bashkimi Europian do të jetë i plotë vetëm kur të gjitha vendet europiane të jenë pjesë e tij. Një ditë e rëndësishme për vendin tonë, një moment krenarie dhe përkushtimi. Bashkimi Europian do të jetë i plotë vetëm kur të gjitha vendet europiane do të jenë pjesë e tij. Për Kosovën ky aplikim është i rëndësishëm sepse BE është garanci për sigurinë dhe qëndrueshmërinë. Ky ëhstë hapi i parë zyrtar në rrugën e anëtarësimit të Kosovës në BE, një rrugë që do të jetë e gjatë dhe aspak e lehtë.

Një kapitull i ri për vendin progresi i të cilit do të varet nga Kosova, theksoi kryeministri Albin Kurti. Ky nënshkrim shënon një kapitull të ri për vendin tonë dhe progresi do të varet pikërisht nga ne. Së bashku kemi treguar që me vullnet e kalojmë cdo vështirësi.

Kosova kërkesën do ta dorëzojë në Këshillin e BE-së, i cili më pas i kërkon Komisionit të vlerësojë aplikimin. Këtë fazë e kaloi Bosnja e Hercegovina, kur të martën e 13 dhjetorit BE miratoi dhënien e statusit të vendit kandidat. Aktualisht, të njëjtin proces nisën dhe Shqipëria e Serbia në 2009-ën, Mali i Zi në 2008-ën dhe Maqedonia e Veriut në 2004-ën.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat