Europa Postuar më 14 Dhjetor 2022, 12:23

Gjoba më të larta për ata me më shumë të ardhura - Qeveria italiane rishikon kodin rrugor duke iu bashkuar vendeve të tjera të BE

Nga SCAN TV
Gjoba më të larta për ata me më shumë të ardhura -

Në Itali gjobat për përdoruesit e rrugës mund të jenë më të larta në bazë të të ardhurave. Njësoj si ndodh në vende të tjera europiane – në Finlandë për shembull, prej shumë vutesh vlera e gjobave llogaritet në bazë të pasurisë së personit që kryen shkeljen.

Lajmi është konfirmuar nga zv/ministri italian i transportit, i cili sqaroi se në bazë të rishikimit të kodit rrugor të vendosur nga qeveria, do të zhvillohet dhe një analizë specifike mbi mundësinë për të vendosur një ekuilibër mes të ardhurave dhe gjobës. Një nga arsyetimet për mbështetjen e kësaj mase, është se dhe personat që konsiderohen të pasur duhet të ndjejnë njësoj si të tjerët peshën e një gjobe të konsiderueshme.

Sanksionimi proporiconal në kuletën e atij që kryen shkelje të kodit rrugor është  realitet në Europë: nga Gjermania në Danimarkë, nga Suedia në Francë, Zvicër, Belgjikë dhe Britani e Madhe që është dhe vendi i fundit që ka miratuar këtë sistem në vitin 2017. Por ajo që ndryshon është mënyra me të cilën llogaritet gjoba.

Në Britani të Madhe, shkeljet ndahen sipas rëndësisë së ngjarjes. Dhe gjoba varion nga 25% deri në 175% të të ardhurave javore të shoferit të përfshirë bë varësi të faktit se sa e rëndë ka qenë shkelje. Gjoba maksimale është 2500 paund për një shkelje në autostradë dhe deri në 1 mijë paund nëse ndodh në rrugë të tjera dytësore. Në Finlandë ku gjoba mund të arrijë deri në 1/16 e pagës e mujore, nuk ka asnjë kufi.

Dorina Kurtaj / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat