BE ende e përçarë për kufirin e çmimit të gazit - Pas 10 orë bisedimesh palët nuk arritën dot një marrëveshje

Ministrat e energjisë së Bashkimit Europian mbeten të përcarë për sa i përket vendosjes së një kufiri për cmimin e gazit dhe pas 10 orë bisedimesh për një ndërhyrje në tregun e gazit natyror.
Bashkimi Europian po përpiqet prej nuajsh të zgjidhë një sërë cështjesh të rëndësishme si vendosja e kufirit të cmimit të gazit por dhe mënyra e blerjes dhe sasi. Pas takimit të 24 nëntorit, ministrat europianë të energjisë u takuan sërish në Bruksel në përpjekje për të arritur një konsensus mbi këto cështje para samitit Bashkimit Europian këtë javë.
Pas takimit ministri gjerman për cështjet ekonomike dhe veprimet për klimën Robert Habeck, u shpreh se takimi nuk zgjidhi dot të gjithë cështjet, në një moment që palët nuk arritën një marrëveshje. Mekanizmi pritet të aktivizohet dhe cmimi do të fiksohet në 275 euro për megavat orë, në momentin që luhatjet në tregun europian të jenë në kushtet e mëparshme.
Gjithësesi, vende anëtare të Bashkimit Eurooian si Belgjika, Greqia, Italia dhe Polonia pretendojnë se cmimi prej 275 euro nuk është i përshtatshëm dhe kërkojnë që kufiri të jetë në 220 euro për megavat orë.
Këto vende argumentojnë se vetëm kthesa shumë agresive në cmimet e gazit mund të reduktojnë impaktin e një krize energjetike të paprecedentë për konsumatorët dhe sipërmarrjet në Bashkimin Europian.
Gjithësesi vende si Gjermania, Holanda dhe Danimarka shprehën shqetësimin se një kufi i papërshtatshëm i cmimit të gazit mund të dëmtojë dhe më shumë furnizimin dhe të vendosë në rrezik sigurinë energjetike. Ata kërkuan më shumë kujdes në vendosjen e një kufiri për cmimin. Ministrat europianë të energjisë pritet të takohen sërish në 19 dhjetor për të diskutuar për këtë temë.
Dorina Kurtaj / SCAN
Sondazh

Energjia e së ardhmes nga një bateri e shekullit të 19-të?!
Problemi i burimeve të rinovueshme, për të cilin kemi folur shpesh, nuk është aq i prodhimit të energjisë në mënyrë efikase, sa i aftësisë për ta lënë mënjanë......

Cilat vende në Evropë janë goditur më keq nga inflacioni?
Inflacioni në të gjithë Evropën u lehtësua pak në nëntor, por ai mbetet dyshifror pasi çmimet e larta të ushqimeve dhe faturat e energjisë vazhdojnë të......

A different proposal: INSTAT should become an employment "agency" - The statistics platform has to post job vacancies
The employment of young people in Albania has become a challenge due to the salary and opportunities that the system can provide for these......

Analiza/ Pse ndërtimi masiv i teknologjisë së vjetër të çipave në Kinë ngre shqetësime në SHBA?!
Prodhuesi më i madh i çipave në Kinë SMIC po rrit prodhimin e një teknologjie të çipeve dhjetëvjeçare, kyçe për zinxhirët e furnizimit të shumë industrive,......

Rusia rrezikon deficit të madh buxhetor në dhjetor pas suficitit të shkaktuar nga Gazprom në nëntor!
Deficiti mujor buxhetor i Rusisë mund të arrijë në 3.5 trilion rubla (55.38 miliardë dollarë) në dhjetor, në mënyrë që qeveria të shohë një deficit vjetor në......

Katari anulon fluturimet e tifozëve marokenë për Kupën e Botës!
Linja ajrore kombëtare e Marokut tha se po anulonte të gjitha fluturimet që kishte planifikuar për të mërkurën për të transportuar tifozët në Doha për......

Nëntë vende Europiane kanë nevojë për reformën e pensioneve – Pritet shtyrja e moshës për shtetet e përfshira
Në vitin 2019, gjatë Semestrit Evropian, 17 vende të BE-së morën rekomandime për "qëndrueshmërinë afatgjatë të financave publike" dhe 15 u kërkuan të......

Thellohet skandali i FTX: Shpenzoi 256 milionë dollarë në pasuri të paluajtshme në Bahamas - Tani qeveria i kërkon mbrapsht!
Avokatët në Bahamas thonë se drejtuesit e FTX, Sam Bankman-Fried dhe Ryan Salame shpenzuan 256.3 milionë dollarë për të blerë dhe mirëmbajtur 35 prona të......