Shqipëria Postuar më 14 Dhjetor 2022, 13:55

“Zbutet” Vetting-u në Polici, “mirëkuptim” kur s’ka dokumente - Varianti përfundimtar, subjektet duhet të vërtetojnë se janë zhdukur, ose kanë humbur

Nga SCAN TV
“Zbutet” Vetting-u në Polici, “mirëkuptim” kur

Është miratuar versioni përfundimtar i Ligjit për Vetting-un në radhët e Policisë së shtetit, i ndërprerë prej më shumë se një viti. Versioni përfundimtar është publikuar këtë javë në Fletoren zyrtare, duke përcaktuar procedurat e reja përmes të cilave do të bëhet hetimi i pasurisë, integritetit dhe profesionalizimit të rreth 300 drejtuesve të lartë të Policisë së Shtetit.

Ndërsa Ligji fillestar parashikoi kalimin në sitë të gjithë personelit të forcave të rendit, rreth 13 mijë efektivë në total, varianti i ri parashikon që në proces rivlerësimi të përfshihen vetëm drejtuesit e rangjeve të larta dhe efektivët me risk të lartë.

Element tjetër i rëndësishëm është vendosja e afatit kohor për rivlerësimin e pasurisë, i cili në draftin fillestar ishte lënë pa kufi. Tashmë si kufi për pasurinë do jetë viti 2008 Ata do jenë të detyruar të deklarojnë çdo pasuri të akumuluar prej këtij viti, bashkë me personat e lidhur e fëmijët e tyre, ndërkohë që nuk u lejohet gjendje parash cash në vlerë më të madhe se 1.5 milionë lekë.

Por në këtë pikë versioni përfundimtar i ligjit për Vetting-un në polici u siguron drejtuesve të rendit një lehtësi që nuk është aplikuar në rastin e gjyqtarëve e prokurorëve.

Nëse subjekti i vlerësimit është në pamundësi objektive për të disponuar dokumentin, që justifikon ligjshmërinë e krijimit të pasurive, duhet t’u vërtetojë trupave të vlerësimit se dokumenti është zhdukur, ka humbur, nuk mund të bëhet përsëri ose nuk merret në rrugë të tjera. Trupat e vlerësimit vendosin nëse mosparaqitja e dokumenteve justifikuese është për shkaqe të arsyeshme. Ky rregull zbatohet edhe në ato raste kur organi përgjegjës për lëshimin e dokumenteve justifikuese nuk përgjigjet brenda afatit ligjor, përcakton një prej ndryshimeve.

Lorenc Rabeta/ SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat