Taksë mbi fitimin e prodhuesve të energjisë - Depozitohet projektligji, mjet I përshtatshëm për të trajtuar fitimet e tepërta

Prodhuesit e energjisë elektrike, që tregtojnë energji në tregun e liberalizuar do të taksohen më tepër gjatë vitit 2023 dhe 2024. Qeveria ka depozituar në Kuvend projektligjin, që parashikon taksimin mbi të ardhurat shtesë të realizuara prej tyre, të cilin e quan kontribut solidariteti të detyrueshëm.
Sipas dokumentit të depozituar në Kuvend, kontributi i solidaritetit do llogaritet mbi të ardhurat shtesë të krijuara nga shitja në treg të lirë e energjisë elektrike të prodhuar me çmim më të lartë se 8.5 lekë/kWh.
Ndërkohë që, gjysma e këtyre të ardhurave shtesë do të duhet të depozitohet në buxhetin e shtetit. Propozim vjen në një kohë kur prodhuesit që shesin energji në tregun e liberalizuar kanë rritur fitimet, si pasojë e ritjes së çmimeve në tregjet ndërkombëtare.
Ndërkohë që, sipas qeverisë kjo taksë është një mjet i përshtatshëm për të trajtuar fitimet e tepërta, në rast rrethanash të paparashikuara. “Këto fitime nuk korrespondojnë me ndonjë fitim të rregullt që kompanitë e prodhimit të energjisë do të prisnin ose mund të kishin pritur të merrnin në rrethana normale, nëse nuk do të kishin ngjarjet e paparashikueshme në tregjet e energjisë”,- thuhet ndër të tjera në relacionin që shoqëron projektligjin, duke shtuar se këto para’ do të përdoren për paketat sociale në ndihmë të qytetarëve.
“Futja e një kontributi solidariteti përbën një masë të përkohshme që bën të mundur krijimin e të ardhurave shtesë për qeverinë për të ofruar mbështetje financiare për familjet dhe kompanitë e prekura rëndë nga rritja e çmimeve të energjisë’, - shtohet më tej. Ligji do të jetë i zbatueshëm vetëm nëse në vitin përkatës çmimi mesatar i shitjes së energjisë në bursën hungareze është mbi 180 Eur/mWh, por në çdo rast ai e humb efektin e tij në datën 31 dhjetor 2024.
Ola Mitre / SCAN
Sondazh

Fuqia punëtore, në “zonë rreziku” - Indeksi/ Problematika më e madhe me të cilat përballet biznesi
Mungesa e fuqisë punëtore të kualifikuar renditet si shqetësimi më madhor që po hasin bizneset në vendin tonë. Referuar indeksit të bërë publik nga Dhoma......

11 gabimet që nuk duhen bërë në party-n e punës! Nga mungesa tek veshja, flirtimet, alkooli, thashethemet dhe rrjetet sociale
Fundi i vitit shoqërohet nga festa të ndryshme, jo vetëm familjare por edhe me kolegët e punës. E në këtë rast, për disa festat e punës mund të jetë argëtuese,......

Çfarë është “trishtimi i festave”?!
Sa herë mund të keni pyetur veten: Kush e ka thënë që festat sjellin vetëm alegri dhe lumturi?” “Si është e mundur vitrinat e dyqaneve apo dritat vezulluese......

Punëtorët e kualifikuar braktisin Shqipërinë! - Jaço: Duhen masa emergjente! Ibrahimaj: Biznesi të rrisë pagat
Forca e kualifikuar punëtore po braktis vendin në kërkim të tregjeve europiane të punës, ndërkohë që bizneset po hasin çdo ditë e më shumë vështirësi për......

Çfarë po ndodh me industrinë e kriptove? – Investitorët tërheqin 3 miliardë dollarë nga Binance në 24 orë
Investitorët tërhoqën deri në 3 miliardë dollarë nga Binance në një ditë, sipas firmës analitike të blockchain Nansen, pasi një përmbytje e titujve negativë......

“Zbutet” Vetting-u në Polici, “mirëkuptim” kur s’ka dokumente - Varianti përfundimtar, subjektet duhet të vërtetojnë se janë zhdukur, ose kanë humbur
Është miratuar versioni përfundimtar i Ligjit për Vetting-un në radhët e Policisë së shtetit, i ndërprerë prej më shumë se një viti. Versioni përfundimtar......

Alarmi i FMN-së për fatkeqësitë natyrore në Shqipëri - Masat e propozuara, nga rishikim i kodeve të ndërtimit, deri te shpërngulja e banorëve
Ndryshimet klimatike po kthehet në një problematikë serioze për Shqipërinë. Në një raport të posaçëm, Fondi Monetar Ndërkombëtar jep projeksione të zymta për......

Leku në kuota rekord, faktorë të brendshëm apo të jashtëm? - Agjentët: Po ndikojnë reshjet, KESH nuk po kërkon më valutë për blerje energjie
Ndërsa valutat kryesore kanë shënuar rënie të ndjeshme gjatë kësaj jave në tregjet ndërkombëtare, me shumë gjasa në pritje të vendimarrjeve shumë të......