Europa Postuar më 15 Dhjetor 2022, 12:22

Boris Johnson ka arkëtuar 1 milion paund për fjalimet që nga dorëheqja si kryeministër i Britanisë!

Nga SCAN TV
Boris Johnson ka arkëtuar 1 milion paund për fjalimet që nga

Boris Johnson ka grumbulluar më shumë se 1 milion paund (1.16 milion euro) në fjalimet e paguara që nga dorëheqja disa muaj më parë, sipas një dokumenti të publikuar të mërkurën.

Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, i cili u detyrua të jepte dorëheqjen në shtator mes një sërë skandalesh që lidhen me sjelljet e pahijshme seksuale në partinë e tij dhe festat gjatë bllokimit të pandemisë, ka publikuar shifrën në një regjistër zyrtar duke renditur interesat financiare të parlamentarëve.

Ende anëtar i Dhomës së Komunave, Johnson ka mbajtur fjalime muajt e fundit para bankierëve në Nju Jork, siguruesve në Shtetet e Bashkuara, në një samit të organizuar nga CNN në Portugali dhe një tjetër në Indi.

Për çdo fjalim, ish-kryeministri paguhej nga 215,000 deri në 277,000 paund, sipas dokumentit të publikuar në faqen e internetit të Parlamentit.

Në vitin 2021, ish-udhëheqësi i Partisë Konservatore u kritikua nga drejtues të lartë biznesi dhe kolegë deputetë konservatorë për një fjalim "të turpshëm" në të cilin lavdëroi personazhin e filmit vizatimor Peppa Pig, e krahasoi veten me Moisiun dhe bëri zhurmën e një makine.

Alexander Boris de Pfeffel Johnson humbi vendin e tij gjatë fjalimit dhe kaloi 20 sekonda duke përsëritur "më fal" ndërsa përziente faqet e printuara në podium. Ai u largua nga Downing Street në shtator pasi iu bë presion për të dhënë dorëheqjen në verë, mes disa skandaleve brenda qeverisë së tij.

58-vjeçari u përpoq të kthehej në pushtet pas largimit të pasueses së tij Liz Truss, e cila zgjati pak më shumë se një muaj si udhëheqëse e Mbretërisë së Bashkuar. Megjithatë, në mes të një krize ekonomike në MB, kolegët e tij konservatorë preferuan ish-ministrin e financave të Johnson, Rishi Sunak.

Johnson nuk e ka mbyllur plotësisht derën për të udhëhequr vendin e tij edhe një herë, duke synuar një rikthim të mundshëm pas dy vitesh. Ai e konsideron veten "të vendosur mirë për të siguruar një fitore konservatore në vitin 2024" në zgjedhjet legjislative, duke pretenduar se mbetet popullor me bazën e partisë.

Edel Strazimiri / SCAN

Sondazh

Poll

Live TV

Të fundit
Të gjitha lajmet

Më të vizituarat